Loredana Brati, ish-banore e njohur e Big Brother VIP Albania, ka shpërndarë një moment gazmor me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Teksa shijonte një kafe turke, ajo publikoi një story ku pyeste me humor: “ChatGPT, çfarë thotë filxhani?”
Përgjigjja nuk mungoi dhe ishte epike: “As mos më pyet fare, je numër 1 dhe kaq mjafton të dish ti.”
E entuziazmuar nga ky “parashikim”, Loredana reagoi menjëherë: “Mos u lodhni më, sepse në fund chati ja qëlloi.”


