KreuCelebrity

Nicole Kidman shfaqet për herë të parë pas ndarjes nga Keith Urban – thashethemet për një tjetër grua trondisin Hollywood-in

Nicole Kidman shfaqet për herë të parë pas ndarjes nga


Aktorja e famshme australiane Nicole Kidman, 58 vjeç, është fotografuar për herë të parë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj prej 19 vitesh, këngëtari country Keith Urban.

Kidman u pa duke bërë një shëtitje në natyrë në Nashville, e shoqëruar nga motra e saj Antonia, e cila sipas burimeve është bërë mbështetja kryesore e aktores në këtë periudhë të vështirë. Me veshje sportive dhe syze dielli, aktorja përpiqej të ruante një profil të ulët, por në një moment u dëgjua duke qeshur me motrën gjatë shëtitjes rreth 4 kilometrash pranë vilës 4 milionë dollarëshe ku jetonte me Urban dhe dy vajzat e tyre, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14).

Nicole Kidman shfaqet për herë të parë pas ndarjes nga

Divorci i papritur dhe dyshimet për një lidhje të re

Vetëm pak ditë më parë, Urban u largua nga shtëpia e përbashkët dhe u zhvendos në një apartament tjetër në Nashville, mes raportimeve për probleme në martesë dhe mungesë intimiteti. 24 orë më pas, Kidman dorëzoi kërkesën për divorc në qarkun Davidson të Tennessee.

Ndërkohë, burime nga industria muzikore kanë hedhur dyshime se këngëtari mund të jetë tashmë në një lidhje me një grua më të re – kitaristen Maggie Baugh, 25 vjeç, që e shoqëron në turne. Thashethemet u shtuan pasi gjatë një koncerti, Urban dyshohet se ndryshoi tekstin e një kënge që dikur ia kishte dedikuar Kidman, duke përmendur emrin e Baugh në vend të saj. Ky moment u postua më pas nga vetë Baugh në Instagram me mbishkrimin: “A e tha me të vërtetë këtë?”, vetëm një ditë para se lajmi i ndarjes të bëhej publik.

Nicole, e lënduar por e fortë

Sipas miqve të afërt, Kidman është thellësisht e lënduar nga këto zëra. “Ajo gjithmonë kujdesej për pamjen e saj, jo vetëm për filmat, por edhe për Keith. Pyeste shpesh nëse ishte ende tërheqëse për të, dhe ai gjithmonë i thoshte ‘po’. Por kohët e fundit ai dukej i lodhur nga nevoja e saj për siguri,” tha një burim pranë saj.

Megjithatë, aktorja nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pas divorcit me Tom Cruise në vitin 2001, ajo rindërtoi jetën me Urban dhe qëndroi pranë tij edhe në momentet më të vështira, përfshirë kohën kur këngëtari hyri në rehabilitim pak muaj pas martesës së tyre.

Urban zgjedh heshtjen

Nga ana tjetër, burime pranë Keith Urban thonë se këngëtari është i fokusuar te vajzat dhe nuk ka ndërmend të rikthehet tek problemet e së kaluarës. “Ai nuk po qan për martesën që dështoi. Fokusin e ka tek vajzat dhe të jetë një prind i mirë,” tha një mik i tij.

Urban deri tani nuk ka mohuar dhe as konfirmuar thashethemet për një lidhje të re, por interneti po zien nga spekulimet.