Avokati Saimir Vishaj ndau me ndjekësit dhe miqtë e tij lajmin se ka hyrë në fazën përfundimtare të trajtimit kundër kancerit, një betejë të gjatë që ai thekson se po e përballon me guxim.
“Sot fillova fazën e fundit të luftës kundër të mallkuarës botërore të kancerit,” shprehet ai në një mesazh publik. “Do t’ia dal edhe kësaj faze, për të rikthyer 100% gjendjen time shëndetësore.”
Vishaj bën të ditur se mjekët janë optimistë dhe presin që kjo sëmundje të zhduket përfundimisht nga trupi i tij. Edhe ai vetë ndan të njëjtin optimizëm.
Por përveç mesazhit të shpresës, ai jep edhe një apel për kujdesin ndaj shëndetit, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe kontrolleve të rregullta mjekësore.
Postimi i plotë:
Sot fillova fazen e fundit te luftes kunder te mallkuares botrore te kancerit. Do tja dal dhe kesaj faze per te fituar 100% gjendjen time shendetsore. Mjeket jane optimiste qe kjo flame do te zhduket pergjithmone nga trupi im. Edhe une jam optimist,aq sa ardhja ne Tirane dhe takimi dhe festa me koleget me ka lumturuar. Por kujdes, kjo semundje eshte e pameshirshme po nuk u kujdese per vete qe nga higjena,larja e duarve mbas cdo kontakti, large stresit, larg smogut, po ajrit te paster,kujdesi periodik te mjeku,burrat 1 here ne vit berjen e kolonoskopise dhe egos se barkut ndersa femrat berjen e mammografia.Duhet ta mbrojme jeten qe ta shijojme ate.
Ju pafsha sa me te lumtur e te buzëqeshur,larg stresit shkaktar i cdo semundje.

