KreuCelebrity

Meghan Markle puthet në buzë me stilistin e "Balenciaga"?

 

 

Meghan Markle përjetoi një moment mjaft të sikletshëm gjatë sfilatës së modës së 'Balenciaga', kur u përball me një situatë të papritur gjatë takimit me stilistin Pierpaolo Piccioli.

Një video e shpërndarë në TikTok tregon çastin kur Markle dhe stilisti tentuan të përshëndeteshin, por koordinimi i tyre nuk shkoi siç duhet – përfunduan shumë afër, thuajse duke u puthur në buzë.

Markle fillimisht tentoi ta përqafonte dhe ta puthte në faqe, por Piccioli u tërhoq disi i pasigurt. Duke u përpjekur të korrigjonte momentin, ajo ktheu faqen tjetër, por afërsia mes tyre krijoi një situatë edhe më të ndërlikuar.

Në fund, të dy shpërthyen në të qeshura, duke e kthyer momentin e sikletshëm në një situatë argëtuese. Megjithatë, ata e përfunduan përshëndetjen me një buzëqeshje dhe iu drejtuan fotografëve për të pozuar për foto.