KreuCelebrity

Pamela Anderson shfaqet me flokë të shkurtra të kuqe, dhe duket…Wow!

Pamela Anderson shfaqet me flokë të shkurtra të kuqe, dhe


Pamela Anderson guxoi me look-un e ri dhe fitoi të gjithë vëmendjen e mundshme teksa mori pjesë në sfilatën e Tom Ford gjatë Javës së Modës në Paris. Aktorja e famshme u shfaq me një model të ri të flokëve, i cili i shkonte shumë, edhe pse “Daily Mail” shkruan se flokët e shkurtër dhe të kuqe të 58-vjeçares të njohur si “një bjonde e përjetshme” janë në fakt për një rol krejt të ri në një film, të cilin ajo do të fillojë t’a xhirojë menjëherë pas eventit të rëndësishëm të modës.

Pamela Anderson shfaqet me flokë të shkurtra të kuqe, dhe
Pamela Anderson shfaqet me flokë të shkurtra të kuqe, dhe
Pamela Anderson shfaqet me flokë të shkurtra të kuqe, dhe

Aktorja e Baywatch, i shtoi transformimit të saj të guximshëm një fustan të gjatë e të zi, me një të çarë të gjatë deri lart që ekspozonte këmbët e saj të tonifikuara. Krahëve kishte hedhur një xhaketë. Gjithashtu veshjen e kishte kombinuar me një palë taka të errëta stileto.

Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Pamela Anderson shfaqet e qeshur teksa përshëndet njerëzit përpara sfilatës së modës.

Në filmin e saj të ri francez, të quajtur “Love is Not the Answer”, aktorja 58-vjeçare do të luajë përkrah Steve Coogan. Frymëzimi i saj për flokët erdhi nga tre aktore skandinave, Bibi Andersson, Liv Ullmann dhe Gunnel Lindblom, të cilat krenoheshin me stile të ngjashme.