Pas thashethemeve për ndarjen e reperit Ledri Vula dhe blogeres Sara Hoxha, ka ardhur edhe reagimi i nënës së artistit, Xheraldina Vula.
E njohur për sinqeritetin dhe shpirtin e saj të hapur, Xheraldina nuk i fshehu emocionet, duke pranuar se lajmi i ndarjes e ka tronditur të gjithë familjen.
“Asnjë prind nuk gëzohet kur i ndahet fëmija, ose kur ndahet një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar dhe jemi ndjerë tepër, tepër keq. Mirëpo, nuk është as çifti i parë, as i fundit. Nuk kemi pasur qejf fare (të ndaheshin), por të rinjtë nuk na pyesin,” – u shpreh ajo.
Megjithatë, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën ka mbetur e pandryshuar:
“Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën marrëdhënie. Në fund të fundit, mbesën e kam aty, edhe mirëqenia e Sarës është edhe mirëqenia e vajzës.”
Ky qëndrim i saj, i ndërtuar mbi pjekuri dhe dashuri prindërore, është vlerësuar nga shumë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët e kanë përshëndetur mënyrën e ndershme dhe të ndjeshme me të cilën ajo e ka trajtuar situatën.
Ndërkohë, mediat vijojnë të përflasin për një romancë të re mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit, ndërsa emri i Ledrit është lidhur prej kohësh me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

