KreuCelebrity

Rrahën policin e thyen kamerat, arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit!

Rrahën policin e thyen kamerat, arrestohen dy djemtë e Valbona

Ngjarje e pazakontë në Tiranë: dy djemtë e ish-missit të njohur Valbona Selimllari, Deni (21 vjeç) dhe Kejni (18 vjeç), janë arrestuar nga policia pas një episodi të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.

Sipas burimeve zyrtare, gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur të rinjtë dyshohet se kanë sulmuar punonjësin e policisë “për shkak të detyrës së tij”.

Edhe pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, tensioni nuk ka përfunduar. Të rinjtë kanë vazhduar me incidente, duke thyer një kamerë sigurie, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe duke kërcënuar efektivët e tjerë.

Materialet për ngjarjen tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila do të vendosë hapat e mëtejshëm ligjorë.