
“Tetori Rozë” është muaji i solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe vëmendje të madhe i kanë kushtuar edhe shumë artistë. Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi ka qenë e ftuar së fundmi në Prive By Liberta Spahiu, ku ka treguar historinë e saj, periudhë e vështirë që përjetoi vitin e kaluar, ku iu nënshtrua një operacioni në gji.
“Ne shpesh i kushtojmë vëmendje vetëm punës dhe arritjeve profesionale, dhe harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha. Për fat të mirë, rezultatet e analizave kanë dalë mirë dhe nuk ka rezultuar diçka serioze. Megjithatë, më është dashur të bëj këtë operacion”, ka treguar Albina.
“Tashmë i kryej rregullisht analizat dhe kontrollat e nevojshme”, tha ajo.
Rrëfimi i Albinës, i guximshëm dhe i sinqertë, është një kujtesë e rëndësishme për publikun mbi nevojën për të vlerësuar dhe përkujdesur shëndetin personal.
-
Rekord në Dubai, shërbehet filxhani më i shtrenjtë i kafesë!
6 Tetor, 10:45 -
Juliana Nura nis procedurat për t'u bërë nënë përmes IVF!
6 Tetor, 10:32


