
Juliana Nura, një nga personazhet më të njohura të ekranit shqiptar dhe ish-miss, ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj personale, ajo ka nisur trajtimet për t’u bërë nënë.
E njohur për karakterin e saj të fortë dhe shpirtin e lirë, Juliana ka folur gjithmonë hapur për dëshirën për të krijuar një familje dhe për të përjetuar amësinë. Për këtë gjë, ish-banorja duket se po i nënshtrohet trajtimeve që kanë të bëjnë me procedurën ‘in vitro’.
Ndonëse nuk ka ndarë shumë detaje me publikun, ky vendim i saj është pritur me mbështetje dhe urime nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e kanë inkurajuar për guximin dhe sinqeritetin.
Juliana Nura vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuar në media, jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për mënyrën si përballon jetën private me forcë dhe vendosmëri.
-
Horoskopi javor për datat 6 deri 12 tetor 2025!
6 Tetor, 10:05 -
Meghan Markle puthet në buzë me stilistin e "Balenciaga"?
6 Tetor, 09:46


