Nicole Kidman ka hyrë në “epokën e ballukeve”: Më pak se një javë pasi u konfirmua se kishte paraqitur kërkesë për divorc nga Keith Urban pas 19 vitesh martesë, aktorja e filmit "Practical Magic" u pa duke debutuar me një pamje të re në Javën e Modës në Paris.
58-vjeçarja - së cilës iu bashkuan vajzat Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 14 vjeç - mori pjesë në sfilatën e veshjeve për femra Chanel Pranverë/Verë 2026 më 6 tetor, ku tregoi flokët e saj të gjatë bjonde dhe balluket e reja.
Nicole dhe vajzat e saj ishin shumë të prirura pas xhinseve për eventin e javës së modës, me fituesen e çmimit Oscar që zgjodhi të kombinonte xhinset e saj të gjera me një këmishë të bardhë smoking, ndërsa Sunday - e cila eci në sfilatën e Dior një ditë pasi nëna e saj paraqiti kërkesë për divorc - veshi një jelek të kuq me xhinset e saj. Sa i përket Faith, adoleshentja e plotësoi fustanin e saj të shkurtër të zi me një xhaketë xhins.


