Një skandal i rëndë tronditi mediat italiane, pas publikimit online të videove private të prezantuesit Stefano De Martino dhe partneres së tij, Caroline Tronelli. Video, të cilat dyshohet u morën nga kamerat e sigurisë në banesën e Tronellit, tregonin momente intime të çiftit.
Prezantuesi dhe balerini italian, Stefano De Martino, ka folur për herë të parë për këtë. Hetimi për fajtorët vazhdon. Në një intervistë, De Martino rrëfeu se sa i tronditur ishte nga incidenti:
Stefano De Martino dhe Caroline Tronelli e gjetën veten në qendër të çështjes që përfshin vjedhjen dhe shpërndarjen e paligjshme të pamjeve të kapura nga kamerat e mbikëqyrjes së shtëpisë së tyre.
Nuk mendoja se po më spiunonin brenda kufijve të një apartamenti, tha De Martino. Kur më njoftuan për këtë e nuk do t’ia uroja askujt, është si kur hajdutët hyjnë me forcë në shtëpinë tënde e mbetesh me atë ndjesinë e papastërtisë, sikur dikush ka futur duart në sirtarët e tu, në gjërat e tua. Eshtë e vështirë edhe të flesh në atë shtëpi.
Pasi u njoftua, menjëherë raportoi.
Kur e pashë këtë, mendova, o Zot, ata janë futur brenda. Pastaj, me kalimin e kohës, e përpunon pak. Unë jam një optimist kronik. Gjithmonë përpiqem të shoh anën pozitive edhe në gjërat e këqija. Ata njerëz i vodhën imazhet jo sepse jam një figurë publike, por sepse ka njerëz që shikojnë video të vjedhura, çka krijon një treg për përmbajtje të tilla. Unë nuk përfundova në atë faqe si Stefano De Martino, por si një person që bënte dashuri në shtëpinë e tij.
Ajo që i ndodhi Stefano De Martinos mund t’i kishte ndodhur kujtdo.
Gjëja pozitive është se që kur më ndodhi mua, një figure publike, kjo faqe interneti nuk ekziston më. E mbyllën, shpjegoi prezantuesi. Dhe ndoshta shumë njerëz kanë ngritur një shqetësim që nuk e kishin ngritur më parë. Ata që kanë kamera në shtëpitë e tyre i kanë vendosur për t’u ndjerë të sigurt. Për shkak të këtij incidenti, kam zhvilluar një kulturë të sigurisë kibernetike dhe kam kuptuar se nëse ke një pajisje të lidhur, nuk mund të jesh kurrë i sigurt se dikush nuk po të shikon ose nuk po të dëgjon.
-
-
Horoskopi ditor, e martë 7 tetor 2025
7 Tetor, 09:18


