Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, në një ngjarje tronditëse për opinionin publik.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Policia e Shtetit ka konfirmuar për News24 se gjyqtari Kalaja ndërroi jetë teksa ishte duke u transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Po ashtu mësohet se përveç gjyqtarit Kalaja, autori i identifikuar si shtetasi Elvis Shkëmbi ka plagosur edhe persona të tjerë.
Elvis Shkambi është nipi i Gjon Shkambit, i cili disa kohe me pare ankohej ne media per procesin gjyqesor. Shkambi raportohet se ka qenë në gjyqe për çështje pronësie në qarkun e Shkodrës prej vitesh, çka dyshohet se ka qenë është motivi i ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin sot.


