Mbretëresha e Popit, Madonna, ka bërë një nga daljet e saj të rralla publike, këtë herë me një pamje më të thjeshtë gjatë një vizite në Londër. 67-vjeçarja u pa në tribunat e stadiumit “Stamford Bridge”, ku ndoqi ndeshjen Chelsea–Liverpool, në shoqërinë e partnerit të saj 29-vjeçar, Akeem Morris. Çifti u përzien mes tifozëve ndërsa mbështesnin ekipin londinez, që doli fitues me rezultatin 2–1.
E veshur me një pallto të zezë dimërore, Madonna e cila u duke e dobesuar, kishte hequr dorë nga stili i saj i zakonshëm glamuroz, duke zgjedhur një paraqitje më natyrale dhe të qetë. Pranë saj, Akeem qëndronte i buzëqeshur, teksa të dy ndiqnin ndeshjen, shkruan DailyMail.
Dyshja janë parë edhe më herët në takime të Chelseat, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në korrik 2024, pas disa muajsh spekulimesh. Ata njihen që prej vitit 2022, kur bashkëpunuan për një set fotografik për revistën Paper.
Kjo dalje publike vjen pas një periudhe të vështirë për këngëtaren. Madonna ka treguar se kishte kaluar një infeksion bakterial kërcënues për jetën, që e çoi për katër ditë në kujdes intensiv, në prag të përgatitjeve për turneun e saj “Celebration Tour”.
“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi. I dyti ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që më kishte besuar,” rrëfeu ajo më vonë në podcastin On Purpose të Jay Shetty-t.


