
Francia Raisa, aktorja që i dhuroi një veshkë Selena Gomez dhe i shpëtoi jetën, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për thashethemet rreth grindjes së tyre të supozuar. Aktorja 37-vjeçare, në një intervistë, u shpreh se pretendimet për mosmarrëveshje mes tyre ishin vetëm “thashetheme”.
Ajo foli për dasmën e Selena Gomez me Benny Blanco, ku thuhet se nuk mori pjesë.
“Jam shumë e lumtur për të dhe shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha ajo.
Pasi u pyet se çfarë do t’i thoshte kujtdo që po mendonte të dhuronte organe, Raisa theksoi se procesi ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt, në vend që të krijojë një lidhje të veçantë me të.
“Është një donacion dhe është diçka e mirë që arrita ta bëj”, tha ajo për veshkën që ia dha Selena Gomezit. “Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë.”
-
-
E pabesueshme…/ Dikush tenton të VRASË Kim Kardashian!
9 Tetor, 09:32


