KreuCelebrity

"Kur doja unë, nuk më latë...": Julian Deda reagon pas kandidaturës së Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës!

"Kur doja unë, nuk më latë...": Julian Deda reagon pas

Aktori i humorit Julian Deda ka shpërthyer ndaj PD-së në një revoltë pas vendimit të Berishës për të kandiduar kolegun e tij, aktorin e humorit, Florjan Binajn, si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

“Thyerje tabush në PD, e cila ka vendosur të mbështesë një aktor humori në garën për bashkinë e Tiranës. Sot po bëhet fakt, diçka që para dy vitesh (në primaret e 2023) ishte e tmerrshme të ndodhte, pikërisht kandidimi i një aktori humori për kryetar bashkie.

Mbaj mend, kur kandidova në primare, një funksionar i lartë, adult dhe injorant aty, më tha: ‘nuk do shkojmë në bashki për gallatë’. Ndërsa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-së”, shkruan aktori me ironi në rrjetet sociale.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjulian.deda.121042%2Fposts%2F122146003424638351&show_text=true&width=500" width="500" height="323" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>

Deda shton se shpreson që "mbështetja nga PD dhe opozitës të jetë e vërtetë dhe jo ‘m’ka çu halla me la gojën’, që të mos përfundojë e djegur edhe një figurë tjetër e mirë, si shumë të tjera”.