
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Ema Koja Savahl, stilistja shqiptare e preferuara e yjeve të Hollivudit ka qenë e ftuar në një intervistë ekskluzive për BORDO. Ema ka zbuluar shumë për karrierën e saj në Miami dhe bashkëpunimet me Jennifer Lopez, Paris Hilton, Katy Parry, Paula Abdul, Janet Jackson, vajzat e Trump.
Sa vite u bënë tashmë në SHBA?
Jam 30 vite në Amerikë dhe kam qenë 6 vite në Itali, që kështu 36 vite.
Si kanë qenë këto 36 vite për ty?
Vite shumë të fuqishme në shumë nivele, vite zhvillimi personal, vite krijimi, kanë qenë vite shumë të fuqishme, nuk kam jetuar një jetë të lehtë, kam jetuar një jetë luftëtareje.
Ju keni veshur shumë personazhe të njohur, kush janë ata që për ju janë më pikantët?
Paris Hilton ka qenë ajo që më ka ndjekur papushim, veshi 21 veshje kur ishte ne show-n që kishte “Simple Life”, megjithëse ajo nuk e përmendi kurrë emrin tonë sepse unë pa e ditur nuk pranova t’ia dërgoj, i thashë paguaj se je e pasur, na ndihmo. Nuk e dija që celebrities nuk paguajnë, por që 2 vitet e fundit më tha “më në fund të gjeta, unë jam fansja jote për 20 vite, më dërgo”, ia dërgova. Me Paris komunikoj normal sikur të jetë shoqe që na ka ndjekur përgjithmonë, që është si princesha e Amerikës praktikisht, nuk është modele, është biznesmene, është vajza e një familjeje shumë të ngritur. Kemi veshur dhe Katy Perry nuk është se ka qenë dashuria, por që ajo ka marrë 2-3 fustane, Kam veshur Paula Abdull që është shumë interesante, kam veshur motrën e Michael Jackson, Janet Jackson, kam veshur vajzat e Trumpit, Tiffany ishte shtatzanë kështu që ia ndërtuam të gjitha, u ulem bashkë e pikturuam. Kam veshur Jenifer Lopez, kambërë gjithë koncertin e kësaj me Pitbull që të gjitha vajzat i kemi veshur ne.
Mendoni ta sillni markën në Shqipëri, në Tiranë, të jeni më prezente?
Djali im mund të bëjë një bashkëpunim me djalin e Miss Shqipërisë, të Aldos e Frenkit. E shohim shumë të talentuar edhe djalit i është ngjitur jashtë mase. Ne mendojmë që të krijojmë ndoshta këtu një kolaborim, të krijojmë kontent. Kjo do jetë mënyra se si unë do vij ngaqë është e vështirë. Kam qenë nënë e vetme, një biznes shumë të madh në Miami që është shumë e kushtueshme për të prodhuar, që nuk kisha atë ekstra energjinë për t’u ndarë me ardh kaq larg. Po tani që kam djalin ngaqë dua që djali të lidhet me rrënjë shqiptare kjo është mënyra ime për të bërë një gjë të tillë.


