KreuCelebrity

Kontrolloja peshën time sepse…/ Victoria Beckham rrëfen periudhën më të errët të jetës!

 

Pas suksesit të dokumentarit “Beckham” që solli në ekran jetën e David Beckham, këtë vit Netflix ka publikuar një seri të re të përqendruar te bashkëshortja e tij, Victoria Beckham. 

Dokumentari i ri zbulon historinë e transformimit të saj nga një këngëtare pop e grupit “Spice Girls” në një dizajnere të respektuar ndërkombëtarisht — një udhëtim i mbushur me pasiguri, dështime, por edhe me një forcë të jashtëzakonshme për të mos u dorëzuar.  Në premierën e mbajtur në Londër, Victoria foli për periudhën më të vështirë të jetës së saj pas ndarjes së grupit “Spice Girls”. 

“Ndihesha e humbur. Kujtoj që mendoja: ‘Zot, çfarë do të bëj tani?’, gjithçka që njihja kishte mbaruar”.

 Ajo tregoi edhe për presionin mediatik të asaj kohe, përfshirë momentin kur u peshuar publikisht vetëm gjashtë muaj pas lindjes së djalit të saj. 

“Isha shumë e re dhe më lëndoi vërtet. Fillova të dyshoja në vetvete dhe të mos e pëlqeja më veten”.

Në dokumentar, ajo pranon se për vite është përballur me një çrregullim në ushqyerje. 

“Kur ke një çrregullim të tillë, bëhesh mjeshtër në fshehje. Nuk isha kurrë e sinqertë për këtë, as me prindërit e mi”, shpjegon ajo, duke pranuar se kritikat për pamjen e saj e kishin dëmtuar thellë emocionalisht. 

Pas zhvendosjes së familjes në Spanjë në vitin 2003, Victoria ndjeu nevojën të qëndronte në qendër të vëmendjes për të ruajtur identitetin e saj. 

“E vlerësoja atë që kisha, por më mungonte qëllimi. Duhej të gjeja diçka që të ishte vetëm e imja”.  Në vitin 2008, Victoria themeloi markën e saj të modës, por përballja me botën e modës ishte e ashpër.  

Vetëm në vitin 2013, redaktorja legjendare e Vogue pranoi ta ndiqte për herë të parë. Megjithatë, sukseset nuk e shpëtuan nga vështirësitë financiare. Në vitin 2016, biznesi i saj gjendej në krizë. 

“Ishim miliona në humbje. Ishte e dhimbshme për të dy”, kujton David Beckham, i cili pranoi se s’mund ta ndihmonte më financiarisht në atë periudhë.