
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Ema Koja Savahl, stilistja shqiptare e preferuara e yjeve të Hollivudit ka qenë e ftuar në një intervistë ekskluzive për BORDO. Ema ka zbuluar shumë për karrierën e saj në Miami dhe bashkëpunimet me Jennifer Lopez, Paris Hilton, Katy Parry, Paula Abdul, Janet Jackson, vajzat e Trump. Gjithashtu Ema ka stiluar veshje edhe për vajzat e njohura shqiptare, modele dhe personazhe VIP.
Me vipat në Shqipëri. Si janë marrëdhëniet që keni me to? Vishni ndonjë?
Floriana Garo kam vesh që është fantastike. Luana që është një ëmbëlsirë. Luanën e patëm edhe në Miami për Art Basel. Mendova që ishte një figurë fantastike për shijen e Miamit me temperamentin e saj. Gjithashtu e ftuam për Influencer Global Event që mori edhe një çmim në Miami që këto janë celebritet.
Flet me Luana Vjollcën?
Po zakonisht e bëjmë nëpërmjet Aldës dhe Petri Bozos.
Tek Luana ia dizejnove po ti apo edhe Luana dha ndonjë mendim në raport me bashkëpunimin që keni pasur me veshjet?
Me Luanën u lidhëm kur isha këtu edhe na u ngjit shumë se ka një shpirt shumë të këndshëm Luana, pastaj tha që i pëlqente Miami dhe unë i dërgova një mesazh ne po bëjmë këtë ngaqë çdo vit unë zgjedh një shqiptare të ma hapi ekzibicionin kam pasur Trejsi Sejdinin. Kam pasur Cindy Marinën, Tika Canaj, unë ftova Luanën ta hapte. Luana nuk ishte e sigurt edhe erdhi momentin e fundit edhe kështu ndodhi që erdhi.
Pasi e bëri bashkëpunimin, cili ishte komenti që Luana bëri?
Luana ishte fantastike. Biles kur i dhanë mikrofonin që mori çmimin, tha Miami i ndaloi të gjithë. Ndaloni të gjithë, tha, me një konfidencë të jashtëzakonshme. Tha, “Miami është fantastik. Femrat janë gocat më të bukura që kam parë ndonjëherë, meshkujt çfarë çka çka”dhe u bë një zhurmë gjigante aty se i provokoi. Po që konfidenca e Luanës ishte fantastike dhe shumë e këndshme. U mblodhëm gjithë grup shqiptarësh aty. Fadili vjen gjithmonë edhe Bekimi i flokëve është një kompani në Sarasota që erdhi na bëri flokët. Ne u mblodhëm gjithë shqiptarët, ishin gjithë shqiptarë. Emina Cunmulaj që vjen gjithmonë, vajzë fantastike.
Ema ke një modele shqiptare të cilën ti e preferon ose të pëlqen ose që ndoshta mund të bashkëpunosh në të ardhmen?
Unë tani kam punuar shumë me Tikën, Tika Canaj. Tika është gati në fundin e viteve 30. Është e jashtëzakonshme një elegancë, një ëmbëlsi. Është influencere, kënaqemi me Tikën sepse ka kaq shumë vite dhe ka një talent të jashtëzakonshëm për të krijuar gjëra. Ka atë mënyrën e vet që është shumë e bukur. Edhe ngaqë ka hap dy ekzibicionet e mi të fundit se unë jam e stakuar t’i hap me shqiptare më pëlqen shumë Tika, e kam komshie që kështu na është ngjitur shumë.


