KreuCelebrity

“Ende më komentojnë për Luizin...”, Efi Dhedhes zbulon çfarë ka ndodhur pas 3 vitesh!

Ish-banorja e "BBV2", Efi Dhedhes ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në "Canape" me Shpend Lipën. Efi ka treguar shumë për jetën e saj personale dhe profesionale, por nuk mund të mungonin edhe disa pyetje për prishjen e miqësive të saj dhe mbi të gjitha për ish-banorët e atij edicioni të "BBV".

“Ka komente, jo për Oltën, për Luizin më shumë. Ka akoma njerëz që kanë ngelur para tre vitesh. Unë nuk kam mllef për njeri. Çfarë ka kaluar ka qenë shumë e bukur. Nuk e fshijmë dot."

Pas 3 vitesh nga edicioni i dytë i "BBV", Efi shprehet se si ka ndikur deri tani për të ajo eksperiencë:

“Ajo periudhë më ka forcuar shumë. Kam mësuar të mos reagoj ndaj çdo komenti dhe të mos e lejoj askënd të më ulë shpirtin. Çdo përvojë, edhe ajo më e vështira, më ka bërë më e fortë dhe më e ndërgjegjshme për veten,” – ka shtuar ajo në intervistë.