KreuCelebrity

Nga Tirana në Miami: Rruga e Suksesit të Ema Savahl në Modën Ndërkombëtare!

 

BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!

Ema Koja Savahl, stilistja shqiptare e preferuara e yjeve të Hollivudit ka qenë e ftuar në një intervistë ekskluzive për BORDO. Ema ka zbuluar shumë për karrierën e saj në Miami dhe bashkëpunimet me Jennifer Lopez, Paris Hilton, Katy Parry, Paula Abdul, Janet Jackson, vajzat e Trump.

Dikur modele, sot stiliste shumë e famshme. Modelingu ka ndryshuar në fakt sot. Të pëlqejnë modelet e dikurshme apo ato që janë sot në treg?

Përpara isha atlete që kam luajtur me Dinamon në nivelin më të lartë, pastaj luajta në Itali Vojlleboll, ishte profesioni im. Ndërkohë që po luaja vojlleboll me vëllain, beach volleyball, më propozuan që të bëhesha modele në Bari Centro edhe aty pashë modën si biznes, jo si art për herë të parë. Moda është shumë më e mirë e viteve të kaluara, padiskutim. Kualiteti, mënyra se si rri në trup, unë mendoj që fakti që ne jemi rritur kaq shumë si markë, është sepse unë kam i kam ndenjur me shumë ndershmëri krijimit të bukurisë, pa u përpjekur t’i bëj gjërat më të lira. Ne jemi gjithmonë në maksimum dhe mendoj që markat e tjera duke u përpjekur të bëjnë më shumë lekë, e kanë humbur kualitetin, e kanë prodhuar në vend tjetër, ne kemi atelierinë tonë për 30 vite. Që momenti që ne jemi tani që ju na shihni kudo është integriteti i markës që kështu moda gati ka marrë fund mund të them, për mënyrën se si po e bëjnë është pa ndjenjë, është pa dashuri, është pa krijimtari, që sigurisht ka qenë shumë më mirë viteve të shkuara.

A e sjell shpesh djalin? Vjen shpesh në Shqipëri?

Po. Ishim vjet në shtator për 3 javë. Erdhi këtë vit me të dashurën e tij ndenji 10 ditë. Tani po vjen në tetor sërish me dashuri me Shqipërinë. Dhe shqipem e ka nuk është shumë i talentuar si unë e kam marrë nga i ati, e ka të vështirë me fol gjuhët e huaja, po e kam shumë të koncentruar edhe e di këto janë ato ditët e mira që pas vijnë që është një moment shumë fantastik për mua me pa se si po zhvillohet biznesi, familja që kam ndihmë që kam djalin, që kam të dashurën e djalit tim në biznes. Është një ndihmë gjigante që nuk e kam pasur përpara.

A ke një ëndërr sot Ema?

Po. Ngaqë unë jam shumë ambicioze me veten time, me personin e ri që unë po bëhem, sapo krijova një koleksion që e quajtëm ‘Duchess’ e kemi lançuar me datë 9 edhe është një koleksion që kërkon atë nivelin më mbretëror, më hyjnor të femrës, mendoj që koleksionet e mia do jenë historitë e ardhshme çfarë femra në botë po bëhet. Mendoj që të jem një forcë pozitive në zhvillimin dhe në lulëzimin e femrës së re duke filluar nga vajzat e reja që shoh edhe femrat e moshës time që po hyjnë në sezonin e dytë të jetës që kanë një fuqi dhe një dijeni të jashtëzakonshme, mendoj që do jem e angazhur me atë pjesë të jetës.

E ke menduar një sfilatë në Shqipëri?

Jam duke folur me Aldën edhe me Frenkin për këtë dhe me djalin tim që të bëjnë diçka fantastike. Besoj nga pranvera do na dëgjoni.