KreuCelebrity

Selena Gomez befason me modelin e ri të flokëve: Jo të gjithëve i pëlqeu!

Selena Gomez befason me modelin e ri të flokëve: Jo të


Selena Gomez postoi së fundi një selfie në InstaStory duke bërë një shaka për modelin e saj të ri të flokëve. “Pyes veten nëse Willy Wonka po punëson”, shkroi këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare, duke iu referuar librit klasik të Roald Dahl, Charlie dhe Fabrika e Çokollatës.

Selena Gomez befason me modelin e ri të flokëve: Jo të

Nuk është e qartë se për cilin personazh i referohet Gomez, mund të jetë një Oompa-Loompa, Wonka (Johnny Depp) ose Violet Beauregarde (AnnaSophia Robb), varësisht nga stili i flokëve të saj, shkruan DailyMail.

Selena Gomez befason me modelin e ri të flokëve: Jo të

Në selfie, ylli i nominuar për Emmy tregon faqet për të nxjerrë në pah pamjen e guximshme, ndërsa kishte veshur një bluzë të bardhë dhe një shtresë të lehtë grimi. Disa ndjekës menduan se ky model flokësh i shkonte këgëtares, të tjerë jo.

Postimi i saj vjen pak javë pas dasmës në 27 shtator me producentin e muzikës Benny Blanco në Santa Barbara, ku morën pjesë miq të famshëm si Taylor Sëift, Cara Delevingne dhe Nina Dobrev.