KreuCelebrity

Arsyeja prekëse pse Diane Keaton gjithmonë mbante qafën të mbuluar dhe kapele!

 

Me vdekjen e Diane Keaton, e njohur për rolet e saj në “The Godfather”, “Father of the Bride” dhe “The Wives Club”, Hollywoodi humbi një tjetër ikonë të madhe. Aktorja vdiq më 11 tetor në moshën 79 vjeç në Kaliforni, sipas një deklarate nga familja, e cila kërkoi privatësi gjatë kësaj kohe.

Keaton ishte e njohur jo vetëm për talentin e saj në ekran, por edhe për stilin e saj unik të veshjes, i cili përfshinte kostume, rripa të mëdhenj, syze dhe kapele.

Ajo shpesh mbante kapele me strehë të gjerë, jo vetëm për arsye mode, por edhe për arsye shëndetësore dhe për t’u ndjerë rehat.Keaton ka pranuar se ndihej e pasigurt për trupin e saj dhe se rrobat e saj ishin një formë mbrojtjeje që fshihte "mëkatin, frikën dhe papërsosmërinë".

Një arsye tjetër e rëndësishme ishte mbrojtja nga dielli, pasi Keaton u diagnostikua me kancer të lëkurës në moshën 21 vjeç. Ajo gjithmonë promovonte përdorimin e kremit mbrojtës nga dielli, duke theksuar kështu rëndësinë e kujdesit për lëkurën.