
Thuhet se Al Pacino ende është i penduar që nuk u martua me Diane Keaton, pas një marrëdhënieje të ndërprerë dhe rifilluar që zgjati gati dy dekada.
Keaton, e cila ndërroi jetë të shtunën në Kaliforni në moshën 79-vjeçare, luajti rolin e të dashurës së Pacinos në trilogjinë e famshme “The Godfather”, dhe lidhja e tyre filloi në vitin 1974. Dyshja u ndanë në vitin 1990, pasi Keaton i dha Pacinos një ultimatum për martesë, të cilin ai zgjodhi ta mos e pranojë.
Sot, 85-vjeçari Pacino thuhet se do dëshironte ta kthente kohën pas dhe të kishte lidhur kurorë me aktoren e ndjerë, sipas një burimi për Daily Mail.
“E di që gjithmonë do ta pendohet që nuk bëri lëvizjen e duhur kur kishte shansin,” tha një mik i ngushtë i aktorit. “Për vite pas ndarjes, Al thoshte shpesh: ‘Nëse është e shkruar, nuk është kurrë vonë për një fillim të ri.’ Por, fatkeqësisht, tani është vonë.”
Miku shtoi se Pacino gjithmonë e ka konsideruar Keaton “gruan e jetës së tij” dhe “një grua të jashtëzakonshme.”
Megjithatë, pavarësisht që të dy jetuan pranë njëri-tjetrit në Beverly Hills, ata kurrë nuk folën më. “Kur e pyeta pse, më tha: ‘Nuk ka nevojë të flasim. Ne thamë gjithçka që duhej të thoshim atëherë,’” rrëfeu burimi.

Në një intervistë të vitit 2017 për Sunday Times, Diane Keaton kujtoi lidhjen e saj me Pacinon, duke thënë se ishte më mirë që ata nuk u martuan kurrë.
“As që doja që ai të më propozonte. Thjesht mendoja se ndoshta një ditë do martohemi. Por kjo nuk ndodhi, dhe është një bekim për të dy. Do të kishte qenë një makth për të,” tha aktorja fituese e Oscarit.
Keaton shtoi se në fund të fundit, ata nuk ishin një çift i përshtatshëm:
“Jemi të dy ekscentrikë, ai kishte nevojë për një grua që do kujdesej për të, unë kisha nevojë për një burrë që do kujdesej për mua… Ishte e rëndësishme të lëmë njëri-tjetrin rehat dhe të themi lamtumirë. Por nuk ishte zgjedhja ime.”


