Miss Grand Kosova, Brikena Selmani është bërë virale në TikTok për shkak të paraqitjeve të saj. Modelja ka marrë ngadalë vëmendje të madhe brenda dhe jashtë vendit, por së fundi, po diskutohet për një deklaratë të cuditëshme.
Gjatë një interviste për garën ndërkombëtare të bukurisë, teksa bënte prezantimin e saj, bukuroshja u shpreh se flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe, duke i përshkruar si dy gjuhë të ndryshme. Kjo deklaratë u shpërnda shpejt në platforma si Instagram dhe TikTok, duke u bërë virale brenda pak orësh.
Komentet e ndjekësve ishin të përziera. Disa e morën me humor, si diçka e shkaktuar nga emocionet e momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e interpretuar si mungesë njohurie ose si një deklaratë të qëllimshme.
Një pjesë e mirë megjithate e mbrojtën modelen duke theksuar se mund të jetë hutuar për shkak të presionit të skenës ndërkombëtare dhe kamerave. Në rrjetet sociale po kështu kanë qarkulluar edhe foto që tregojnë si dukej ajo përpara se te merrte kaq fame sa tani.



