KreuCelebrity

Ikonë mode, por paska edhe një arsye prekëse përse Diane Keaton gjithmonë mbante kapele dhe mbulonte qafën!

Ikonë mode, por paska edhe një arsye prekëse përse Diane


Me vdekjen e Diane Keaton, e njohur për rolet e saj në “The Godfather”, “Father of the Bride” dhe “First Wives Club”, Hollywoodi humbi një tjetër ikonë të madhe. Aktorja ndërroi jetë më 11 tetor në Kaliforni, në moshën 79-vjeçare, sipas një deklarate nga familja, e cila ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe.

Ikonë mode, por paska edhe një arsye prekëse përse Diane

Keaton ishte e njohur jo vetëm për talentin e saj në ekran, por edhe për stilin unik të veshjes, i cili përfshinte kostume, rripa të mëdhenj, syze dhe kapele. Por duket se këto të fundit për të nuk ishin thjesht aksesorë mode, por edhe elemente praktikë, pas të cilëve fshiheshin arsye shëndetësore dhe të rehatisë personale.

Ikonë mode, por paska edhe një arsye prekëse përse Diane

Keaton pati rrëfyer se ndiente pasiguri për trupin e saj dhe veshjet që mbante, i konsideronte dhe një formë mbrojtjeje të cilat fshihnin “mëkate, ankth dhe papërsosmëri”.

Por një arsye tjetër e rëndësishme ishte mbrojtja nga dielli, pasi Keaton kishte vuajtur nga kanceri i lëkurës që në moshën 21-vjeçare. Ajo gjithmonë promovonte përdorimin e kremrave me SPF, duke treguar rëndësinë e kujdesit ndaj lëkurës.Përveç problemeve me lëkurën, Keaton ka folur hapur edhe për luftën me buliminë, një çrregullim i të ngrënit që e përjetoi në të njëzetat pasi u kërkua të humbiste peshë për një rol. Veshjet e saj dhe kapelet mbetën një shenjë e identitetit të saj unik dhe e historisë së një jete të pasur me sfida dhe arritje.