KreuCelebrity

Shkencëtarët kanë marrë një sinjal misterioz nga një univers paralel? Si lidhen “dy botët”!

Shkencëtarët kanë marrë një sinjal misterioz nga

Valët gravitacionale janë valëzime në strukturën e hapësirës dhe kohës, që zakonisht krijohen kur objekte masive dhe të dendura si vrimat e zeza përplasen, shkruan Daily Mail. Por, me një kohëzgjatje prej më pak se një të dhjetën e sekondës, ky shpërthim i papritur është shumë më e shkurtër se tingujt e zgjatur që prodhohen normalisht nga bashkimi i vrimave të zeza.

Një "vrimë krimbi" e mundshme midis universeve

Tani, studiuesit besojnë se ky sinjal i çuditshëm, i quajtur GW190521, mund të ketë ardhur nga një bote paralele. Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga Dr. Qi Lai nga Universiteti i Akademisë Kineze të Shkencave argumenton se GW190521 mund të jetë një "jehonë" e një të ashtëquajture “vrimë krimbi” që po shembet. Nëse një përplasje mes dy vrimave të zeza do të ishte mjaftueshëm e fuqishme për të krijuar një tunel midis universeve, sinjali gravitacional mund të kalonte nëpërmjet kësaj “vrime krimbi” në kozmosin tonë.

Meqenëse ajo do të ishte e hapur vetëm për një periudhë shumë të shkurtër kohore, kjo do të shpjegonte pse GW190521 duket se ndalet papritur. Edhe pse modelimi i tyre sugjeron që ky skenar është i pamundur, Dr. Lai thotë se provat nuk mund të përjashtojnë mundësinë që sinjali të ketë udhëtuar në Tokë nga një univers tjetër.

Në punimin e tyre, Dr. Lai dhe bashkautorët e tij shkruajnë: “Një vrimë krimbi është një objekt i tillë që lidh ose dy universe të ndara ose dy rajone të largëta të një universi të vetëm përmes një lloj tubi.”  “Kur vrima e krimbit mbyllet, sinjali do të ndërpritej, duke lënë pas një shpërthim shumë të shkurtër valësh gravitacionale. Sinjali rezonant pas bashkimit të BBH-ve (vrimave të zeza binare) në një univers tjetër mund të kalojë përmes tubit të një vrime krimbi dhe të zbulohet në universin tonë si një puls jehone jetëshkurtër, thotë Dr. Lai.

Nëse është e vërtetë, kjo jo vetëm që do të vërtetonte ekzistencën e vrimave të tilla, por do t'u jepte shkencëtarëve edhe një mjet të ri të fuqishëm për t'i studiuar ato e për të hedhur drejt universit një vështrim krejt ndryshe nga deri më tani.