KreuCelebrity

Alesia Frangu midis inxhinierisë dhe artit, një vajzë shqiptare që ndërton horizonte të reja në Holandë!

 

Prej shtatë vitesh, Alesia ka ndërtuar jetën e saj mes sfidave dhe arritjeve në Holandë, duke ndjekur pasionin për inxhinierinë civile dhe njëkohësisht duke ushqyer dashurinë për artin, muzikën dhe modën. Me një rrugëtim që përfshin forcë, guxim dhe kreativitet, ajo dëshmon se një vajzë shqiptare mund të shkëlqejë në shumë fusha njëherësh, duke e kthyer çdo pengesë në një mundësi për rritje. Në këtë rrëfim ekskluziv për “Bordo”, Alesia na flet për sfidat e emigrimit, pasionet e saj të shumta dhe ëndrrat që synon të realizojë në të ardhmen. 

Alesia plot 7 vite në Holandë, si ka qenë për ty ky rrugëtim deri më tani? 

Tej mase intensiv. Më duket sikur kam kaluar një jetë në këto 7 vite - plot vështirësi dhe bukuri, konsolidim i territoreve të vjetra dhe zbulimi i shumë horizonteve të reja, plot aventura dhe rizbulime të pasioneve dhe gjërave që bëja në fëmijëri. 

Momenti yt më i vështirë kur u largove 18 vjeçe nga familja? Momenti më i bukur? 

Momenti më i vështirë kanë qenë javët e para të shkollës, kur u gjenda krejt vetëm në një vend të huaj, krejtësisht ndryshe nga sa isha mësuar dhe e përballur me realitetin e ri që çfarëdo problemi, ngarkese që kisha, duhet t’ia dilja vetëm. 

Momenti më i bukur do të thosha që ka qenë dita kur përfundova vitin e parë të Bachelorit, sepse e ndieja, dhe koha e provoi, që ky ishte një udhëkryq vendimtar. Edhe moti atë ditë ishte specialpër Holandën, me temperaturë perfekte dhe plot diell. Horizonti ishte i mbushur me shtëpi të vogla të rrethuara nga një qiell roze dhe lejla dhe shëtisja me biçikletë, duke shijuar sa motin e mrekullueshëm, aq dhe arritjen në finishin e parë të vështirë. 

⁠Përse inxhiniere ndërtimi? 

Ka 2 arsye kryesore: Së pari, në shkollë isha shumë e orientuar drejt fushave STEM (Science, Technology, Engineering & Medicine) dhe teknikës. Edhe pse i doja dhe i merrja shkencat shoqërore dhe gjuhët po aq seriozisht, puna me numrat më dukej shumë e natyrshme. Përveç kësaj, gjithmonë kam dashur të kontribuoj në botën shkencore dhe teknike, veçanërisht si vajzë, gjë që në inxhinieri është e rrallë. Gjithmonë kam dashur që sipërmarrjet e mia në jetë të bëjnë një ndryshim. Së dyti, inxhinieria civile është ndër fushat e mundshme të inxhinierisë. Ajo kombinon në mënyrë unike teknikën me fushat sociale. Veçori e inxhinierisë civile është që funksionon si një platformë me themel të gjerë, mbi të cilën mund të lartësosh apo zgjerosh karrierën në shumë drejtime. 

 

Ndërkohë ke edhe një motër më të vogël, ajo këtë vit nis studimet për biznes, si jeni si dy motra që do të studioni profile të ndryshme? 

Jemi personalitete të ndryshme, por komplementare të njëra-tjetrës. Ajo futet shumë mirë në botën e komunikimit dhe të shitjeve. Në një botë të thjeshtëzuar, unë do të merresha me krijimin e produktit, kurse ajo do të mbulonte marketimin dhe shitjen. 

Çfarë të pëlqen nga Holanda? 

Gjëja që më pëlqen më shumë nga Holanda është pragmatizmi pozitiv i njerëzve dhe që kanë një mënyrë pune që zgjidh me eficencë çdo problem të mundshëm. Më pëlqen që janë kulturë ku nuk paragjykohesh nga pamja apo stili, ose më saktë, edhe nëse paragjykohesh, njerëzit i mbajnë për vete mendimet e tyre dhe nuk ta bëjnë problemin tënd. Gjëja tjetër që më pëlqen tej mase është organizimi dhe urbanistika në nivel mrekullues. Gjëja e fundit që dua të përmend është vlerësimi i lartë dhe përkushtimi që kanë për sportin - nëse s’bën sport, për ta je shumë i çuditshëm! Kanë infrastruktura dhe investime kolosale për mundësi sporti, nga të gjitha llojet që mund të imagjinohen. 

Nga Shqipëria të mungon diçka teksa je atje? 

Përtej mungesës së familjes, cilësia e ushqimit dhe natyra e larmishme e Shqipërisë më mungojnë shumë. Kam një lloj keqardhje që nuk e kam jetuar nga afër dinamizmin e madh të ndryshimeve në Shqipëri këto 7 vite

Alesia Frangu midis inxhinierisë dhe artit, një vajzë shqiptare

 

Influencuan prindërit në këtë zgjedhje, apo ishte dëshirë e jotja? 

Përgjigjja mund të duket pak e çuditshme, por zgjedhja është trajtuar si një problem matematikor: ishte dëshirë e imja, por dhe një zgjedhje e bazuar në analizë të përbashkët me prindërit, duke projektuar të gjitha variablat e mundshme për të gjetur shanset më larta të suksesit në të ardhmen. 

⁠Çfarë ke marrë prej tyre? 

Prej mamit kam marrë qetësinë dhe dashamirësinë për njerëzit, empatinë dhe dëshirën për të bërë sa më shumë për ata që unë dua. Nga babi kam marrë aftësitë teknike dhe dhuntinë për të integruar njohuri nga fusha të ndryshme, për të arritur më shpejt ose më mirë një qëllim, si dhe kuriozitetin për botën dhe natyrën njerëzore. Prej të dyve kam marrë sensin e lartë të korrektesës dhe integritetin si një vlerë themelore. 

Ndërkohë ke edhe një motër më të vogël, ajo këtë vit nis studimet për biznes, si jeni si dy motra që do të studioni profile të ndryshme? 

Jemi personalitete të ndryshme, por komplementare të njëra-tjetrës. Ajo futet shumë mirë në botën e komunikimit dhe të shitjeve. Në një botë të thjeshtëzuar, unë do të merresha me krijimin e produktit, kurse ajo do të mbulonte marketimin dhe shitjen. 

Çfarë të pëlqen nga Holanda? 

Gjëja që më pëlqen më shumë nga Holanda është pragmatizmi pozitiv i njerëzve dhe që kanë një mënyrë pune që zgjidh me eficencë çdo problem të mundshëm. Më pëlqen që janë kulturë ku nuk paragjykohesh nga pamja apo stili, ose më saktë, edhe nëse paragjykohesh, njerëzit i mbajnë për vete mendimet e tyre dhe nuk ta bëjnë problemin tënd. Gjëja tjetër që më pëlqen tej mase është organizimi dhe urbanistika në nivel mrekullues. Gjëja e fundit që dua të përmend është vlerësimi i lartë dhe përkushtimi që kanë për sportin - nëse s’bën sport, për ta je shumë i çuditshëm! Kanë infrastruktura dhe investime kolosale për mundësi sporti, nga të gjitha llojet që mund të imagjinohen. 

 

Nga Shqipëria të mungon diçka teksa je atje? 

Përtej mungesës së familjes, cilësia e ushqimit dhe natyra e larmishme e Shqipërisë më mungojnë shumë. Kam një lloj keqardhje që nuk e kam jetuar nga afër dinamizmin e madh të ndryshimeve në Shqipëri këto 7 vite

Në planin urbanistik, do t’i ndryshoje diçka Tiranës? 

Në një botë perfekte gjëja e parë që do të ndryshoja është bërja e rrugëve me lidhje sipas diagramave karteziane. Në një botë reale, duhet më shumë prioritet për hapësirat e parkimeve (nëntokësore) dhe frymëmarrëse (p.sh. me gjelbërim dhe me funksion social, për t’u mbledhur grupmosha të ndryshme). Shumë e rëndësishme është që të planifikohen dhe ndërtohen infrastruktura me vizion afatgjatë, pastaj të jepen lejet e ndërtimit.  Përveç kësaj, do të doja shumë që Tirana të kishte trotuare të rrafshët dhe cilësore, sepse DNA-ja e Tiranës dhe moti shqiptar janë perfekt për skateboard, dhe në fakt çdo sport urban, gjë që fatkeqësisht nuk reflektohet në dizajnin e ambienteve publike. 

Alesia Frangu midis inxhinierisë dhe artit, një vajzë shqiptare

Cilin qytet në Shqipëri do të doje ta ndryshoje? Apo ta prekje si inxhiniere? 

Pa diskutim, Tirana është e para si qyteti im, por në fakt, kam një aspekt që vlen jo vetëm për Tiranën, por pothuajse për të gjithë – do të shtoja ose të përfshija në plane ndërtimore komplekse sportive dhe pista atletike. Jo si shtojcë, por si masë dhe aspekt dizajni të paramenduar. 

⁠Një interes të veçantë për sportet, ndonjë hobi sportiv? 

Po, shumë! Më tepër eksploroj sportet individuale, si noti, ngjitja në mur dhe skateboardi, ndonëse për këtë të fundit nuk po arrij të gjej më kohë. 

Alesia, në fakt, ju jeni komplekse, dikur keni studiuar piano, muzika të pëlqen sidomos ajo rep, shkruani here pas here, dizajnoni veshje… si je ti në këto dimensione? 

Boshti kryesor dhe ëndrra ime më e madhe është moda dhe dizajni. Të gjitha dimensionet e tjera artistike dhe teknike janë frymëzuese dhe plotësuese. Për shembull, muzika dhe piano, që janë dashuritë e mia të para, janë ato që më japin frymëzimin më të shpeshtë për dizajnet e mia. Më pas, për t’i sjellë dizajnet në jetë, kombinoj fotografinë dhe kinematografinë, elemente gjeometrike, dhe në fund, një ‘look’ është për mua i realizuar kur më shfaqet si një personazh ‘video game-I'. 

⁠Në të ardhmen ku do të të shohim profesionalisht? 

Unë do të vazhdoj të investohem fort për karrierë të suksesshme, si në profesionin aktual që kam edhe në atë artistik. Arti mund të jetë dëshira ime më e madhe, por është po aq i vështirë, në mos më i vështirë se inxhinieria. Por, vështirësitë nuk më trembin! Rrjedha e kohës do të tregojë se cili do të fitojë. 

⁠Projektet artistike që ke realizuar në Holandë dhe jo vetëm? 

Projekti i parë i mirëfilltë ka qenë nxjerrja e bizhuterive të punuara me dorë në tregje të vogla artistike në Holandë. Fokusi ka qenë në varëset që janë kthyer në një simbol timin, bazuar në dizajnin e rozariove. Projekte që jam duke ndërmarrë në të ardhmen e afërt dhe që janë më impenjative lidhen me synimin tim kryesor afatmesëm: krijimin dhe qepjen e një seti veshjesh dhe shfaqjen e tyre në formatin video. Për këtë synim, dua të provoj realizimin e një xhirimi artistik të një pjese klasike në piano, krijimin e  koreografisë dhe xhirimin e një “dance cover”. Mendoj që një veshje apo ‘look’ vjen vërtet në jetë kur tregohet në lëvizje, dhe këto janë shembuj të mënyrave se si mendoj të eksperimentoj më tej me mediumin vizual për të sjellë në jetë karakteret që dizajnoj. 

Pushimet i kalon gjithmonë në Shqipëri? 

Jam shijuese besnike e pushimeve në Shqipëri! 

⁠Do të zgjidhje një dashuri shqiptare apo të huaj? 

Për mua nuk ka rëndësi nga është personi – përveç dashurisë reciproke, ajo që ka rëndësi është që personi që dua të më mirëkuptojë në dimensionet dhe vizionet e mia, dhe të jetë një shpatull e fortë ku të mbështetem për realizmin e dëshirave të mia në jetë.