Aktorja legjendare italiane, Ornella Muti, një nga ikonat e kinemasë evropiane, ka folur hapur për jetën e saj personale dhe profesionale në një intervistë televizive, duke rrëfyer edhe marrëdhënien e përfolur ndër vite me kantautorin e madh italian, Adriano Celentano. Muti, e cila nisi karrierën e saj në ekran në moshën vetëm 14-vjeçare dhe sot numëron plot 70 vite jetë, kujtoi fillimet, vështirësitë dhe sukseset që e shndërruan në një nga figurat më të dashura të kinematografisë. Ajo tregoi se emrin e saj artistik ia sugjeroi një regjisor, megjithëse nuk është e bindur se i përshtatet plotësisht:
“Një regjisor zgjodhi emrin tim skenik. Është një emër i bukur, por ndonjëherë mendoj se nuk më shkon”, u shpreh ajo.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte rikthimi në kohë te romanca e bujshme me Adriano Celentanon, një histori që në atë kohë shkaktoi shumë thashetheme. Aktorja pranoi se, edhe pse ishte e fejuar me Federico Facchinetti-n, ndjenjat për Celentanon ishin të forta dhe të paharrueshme. “Kur kisha lidhje, gjithmonë mendoja se isha e dashuruar. Nuk e mendova kurrë se do të kisha një lidhje të tillë dhe nëse shikoj pas, pavarësisht pasojave, kam kujtimin e një aventure të mrekullueshme”, tha ajo.
Megjithate, ajo tregoi se Adriano qe rrefeu publikisht se kishin qene bashkë, pa kërkuar lejen e saj. "E perceptova si nje lloj dhune", pohoi aktorja. Por tani shtoi ate që nuk e kishte thënë kurrë: "Ishte një histori e shkurtër, por një histori dashurie. Unë nuk e konceptoj seksin për hir të seksit. E thashë: Gjithmonë më pëlqen kur dikush është qesharak. Dhe ai ishte, shumë", tha Mutti, qe u shpreh se me tej ajo do te kishte qendruar ne ate lidhje, por ai zgjodhi te largohej. " Ndodhi kështu dhe ishte më mirë," tha Ornella.


