KreuCelebrity

Keisi Medini: “Personi që do takojë babain tim, do jetë burri im i ardhshëm.”/ EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!

E ftuar së fundmi në një intervistë eskkluzive për Bordo ka qenë këngëtarja Keisi Medini, e cila njihet shumë nga publiku si vajza e Sabianit, këngëtarit të njohur shqiptar. Keisi ka treguar shumë për jetën e saj personale, biznesin e saj të ri dhe si është të jesh vajza e një këngëtari të famshëm si Sabiani.

Ke në jetën tënde një dashuri? A ka trokitur dashuria e vërtetë te Keisi?

Unë nuk kam një. Kam disa. Bëj shaka. Janë të gjithë familjarët e mi. Po nuk diskutova si me mamin si me babin se i kam njësoj marrëdhëniet. Dhe pse unë flas ndërkohë për babin, sepse ai normalisht ai është personazh publik, nuk kam dëshirë që ta fus mamin shumë nëpër këto rrjetet sociale se ka jetën e saj private, por të dy nëse nuk marr mendimi nga të dy, nuk i marr hapat e parë kurrë.