KreuCelebrity

Syri i deformuar, ç`po ndodh me Olta Gixharin: Aktorja me probleme shëndetësore?!

Syri i deformuar, ç`po ndodh me Olta Gixharin: Aktorja me probleme

Olta Gixhari është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së syrit të saj, që duket disi asimetrik — dhe kjo ka ngjallur shumë kureshtje mes ndjekësve. Si zakonisht, disa prej tyre nuk kanë kursyer komentet e drejtpërdrejta, madje edhe aludimet për ndërhyrje estetike.

“Çfarë të ka ndodhur te syri?” – ishte një nga pyetjet më të shpeshta që aktorja vendosi më në fund t’i përgjigjej publikisht.

Olta sqaroi se bëhet fjalë për një problem shëndetësor, jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç kanë hamendësuar disa.
“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi, t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, e të tjera. Mos më pyesni më shumë, sepse nuk do të flas për këtë gjë — të paktën jo tani,” – shkroi ajo.

Megjithatë, ajo që preku më shumë ndjekësit ishte fotoja shoqëruese e postimit: një aparat rrezesh, që zakonisht përdoret në trajtimet e sëmundjeve serioze. Kjo e ka bërë publikun të shqetësohet edhe më shumë për gjendjen e saj shëndetësore.

Syri i deformuar, ç`po ndodh me Olta Gixharin: Aktorja me probleme