
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Kemi udhëtuar së fundmi jashtë Tiranës, drejt një oazi paqjeje, relaksi dhe ekperience gatimi që veçon në Agroturizmin Gjepali në Shijak, ku kemi takuar Chef Fundim Gjepalin, mik i Bordo. Gjatë një guidë përreth agroturizmit, Chef Fundimi na ka prezantuar me pjatat që i takojnë sezonit të vjeshtës.
Shtëpia jote e fshatit, por edhe si shtëpia tashmë e shumë njerëzve.
Ne kemi hapur dyert në 2019, si ide ka qenë shumë e vjetër, që në vitet e fillimit të emigracionit. Isha i inspiruar tek agroturizmat italian, por në atë kohë nuk ishte koha e duhur dhe nga ana ekonomike dhe nga ama sociale shqiptare për t’u pranuar agroturizmat. Sepse ishin të përqendruar të gjithë tek restorantet e bregdetit, të qytetit, të modës ndërkombëtare dhe për eutencitetin tonë akoma nuk ishim gati. Besoj e kam bërë në momentin e duhur dhe filluam një restaurim rrënjësor. Këtu kishim dikur stallat, që rritnim viçat, kishim stallat që bënim djath, pula, shpendë pafund. Kur mora vendimin për ta restauruar ishte një dhimbje, sepse dhe ajo ishte diçka shumë e bukur, por mendova që kishte ardhur momenti që fermën tonë për aq kohë sa e kishte babai e kishte perfekte, si nga pemtaria, si nga rritja e shpendëve, e kafshëve dhe shumë shumë gjëra. Mendova që ishte momenti i duhur që të transformohemi duke e lidhur dhe me profesionin tim që unë kisha marrë në perëndim, që fermën bujqësore ta lidhnim me mikpritjen. Në katin e parë lart kemi dhomat, janë 8 dhoma të arreduara si një shtëpi fshati pa luks të tepruar.
Pjesa më e bukur pamja që shijon nga dhoma.
Kemi shumë interes nga të huajt që e vizitojnë Shqipërinë, kemi qenë plot gjithë këto kohë, e pëlqejnë qetësinë, çfarë ofrojmë, pjesëm gastronomike, tani kanë filluar të ngjiten lart tek fshatrat e vjetër duke parë atë jetën e përditshme shqiptare që është pjesa më e rëndësishme e Shqipërisë. Përveç detit të bukur që vijnë, por pjesa rurale e Shqipërisë është vërtetë unike dhe pëlqehet tejmase. Feedback online, gazetarët zonat rurale i pëlqejnë tejmase.
Pjesa që e veçon Agroturizëm Gjepalin është gatimi.
Ne kemi menduar dhe shyqyr që e kam bërë atë koncept, nuk kam bërë këtu gjërat moderne që bëj në lokalin e Padamit në Tiranë. Unë kam menduar të bëj pjatat tradicionale të zonës së Shqipërisë së Mesme. T’i gatuaj me sa më kujdes, të përdor produkte të zonës dhe këtu jemi ekstremist. I kemi 100% produktet e zonës përreth 15km katror, në luginën e lumit Erzen, kodrinat e Durrësit, Kavajës dhe gjithë vendet që kanë produkte shumë shumë cilësore. Jemi munduar t’i gatuajm sa më mirë, pa salca ekstreme, pa përpunime, sepse duhet t’u japim rëndësi produkteve. Kemi me të vërtetë produkte shumë të shijshme, bio, duke i qëndruar traditës. Një menu fike edhe për koston, aq sa përballojmë, unë jam i vetëdijshëm.
-
Horoskopi i BORDO për muajn tetor 2025!
4 Tetor, 11:26 -
Sulmet me dronë në Ukrainë, humb jetën gazetari francez!
4 Tetor, 10:43
5 receta/ Sekretet e rizotos!
Receta/ Supë me patate të ëmbla!
4 receta për festa nga "Bordo"!
Receta/ Kek me fruta vjeshte!


