KreuHoroskop

Horoskopi i BORDO për muajn tetor 2025!

Horoskopi i BORDO për muajn tetor 2025!

DASHI 

Nën ndikimin e konstelacionit të Diellit në Peshore ju do të përballeni me shumë pyetje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet intime. Edhe pse keni besuar se keni krijuar një raport të fortë, ka ardhur momenti të vini në dyshim gjithçka që keni krijuar deri tani. Duket se Marsi në Akrep shërben për të parë gjërat me lupë. 

DEMI 

Në tetor, Marsi do të zgjojë pjesët më të fshehura brenda jush. Një raport dashuror që ke ndërtuar prej vitesh kërkon tjetër intensitet dhe ripërtëritje. Marrëdhëniet, qofshin të reja apo afatgjata, duhet që t’i nënshtrohen një reflektimi të thellë. Ana profesionale në ngjitje, por bëni kujdes me shpenzimet e tepërta. 

BINJAKËT 

Talenti juaj i artë në komunikim do t’ju ndihmojë të krijoni një vizion të qartë për të ardhmen në javët e ardhshme. Dielli dhe Mërkuri pritet që të sjellin qartësi në mendimet tuaja, por duhet të kuptoni se ndonjëherë të negocioni është mënyra më e mirë, sesa të luftoni me të gjitha armët që keni në dorë. 

GAFORRJA 

Saturni do të mbështetë shumë projekte të reja, duke ju ofruar ndryshime pozitive në planin afatgjatë. Kjo do të jetë një periudhë e favorshme për të fituar para dhe pozita me rëndësi, ndaj bëni kujdes sepse ato mund të prekin mënyrën sesi silleni me njerëzit. Nëse doni të krijoni një lidhje të re, është koha e duhur. 

LUANI 

Prania e planetit Mars në shenjën tuaj do t’ju japë hapësirë të mjaftueshme për të realizuar projektet që prej kohësh kishit në planet afatgjatë. Edhe pse dalloheni për natyrën skeptike, kjo nuk do të thotë që duhet të këmbëngulni në mënyrë dogmatike për të arritur pikëpamjet tuaja. Fuqia qëndron te dëgjimi. 

VIRGJËRESHA 

Edhe pse fokusi juaj kryesor gjatë këtij muaji do të jenë burimet financiare dhe çfarë ka vërtet vlerë materiale, nën ndikimin e Venusit do të prekeni nga një butësi emocionale, e cila do t’ju ndihmojë që të njihni më shumë gjërat thelbësore dhe t'ju përgjigjeni njerëzve me më shumë humanizëm. 

PESHORJA 

A jeni gati të investoni emocionalisht, por edhe në aspektin material? Nëse kjo pyetje po ju shqetëson prej kohësh, tani do të merrni përgjigjet e duhura. Është mirë ta dish se Dielli, Mërkuri dhe Venusi do të fuqizojnë personalitetin tuaj, duke nxjerrë në dritë aftësitë profesionale, por edhe anën tuaj karizmatike. 

AKREPI 

Marsi vepron si zjarri në shenjën tuaj, ndaj për të gjithë që kanë nisur një aventurë pasionante pritet të marrin vendime që do të finalizohen me një raport konsoliduar në të ardhmen. Karriera juaj do të marrë atë që meriton, ndaj nëse keni projekte konkrete është momenti t’i nxirrni nga sirtari dhe t’i ktheni në realitet. 

SHIGJETARI 

Një konstelacion mes Peshores dhe Diellit pritet të rigjallërojë kontaktet e vjetra, duke ju ofruar mundësi të reja. Në të njëjtën kohë, përfitoni nga ky muaj për të reflektuar rreth raporteve tuaja personale. Shpesh kur mendoni se lidhja juaj dashurore shkon mirë, ruani balancat, pasi intensiteti mund të jetë mbytës.  

BRICJAPI 

Tetori kërkon nga ju që të keni më shumë takt, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet profesionale. Ndikimi pozitiv që ka Mërkuri te ju forcon fuqitë tuaja bindëse, por kjo nuk do të thotë aspak që të lini pas dore diplomacinë. Ana shëndetësore do të jetë e qëndrueshme, por keni nevojë për pak pushime. 

UJORI 

Muaji tetor pritet të zgjerojë horizontet tuaja dhe përmes takimeve, bisedave dhe udhëtimeve do t’ju ofrohen shumë mundësi të arta. Energjia e Peshores nxit të menduarit e qartë dhe ndjeshmëri estetike. Por, pavarësisht se sa e fortë mund të jetë tërheqja e së resë, zgjidhni me vetëdije atë që ka substancë. 

PESHQIT 

Hyrja e planetit Mars në Akrep ju frymëzon për më shumë vendosmëri, por kujdes, sepse kjo nuk duhet të turbullojë aspak ndjenjën tuaj të realitetit. Këtë muaj do të gjendeni në situata ideale për të përcaktuar, nëse një sipërmarrje biznesi është thjesht një vizion apo ka një bazë të fortë. Mos nguroni të investoni.