KreuKuzhine

Jo më vetëm deti, tani fundjavat na çojnë tek Agroturizmi Gjepali!

BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!

Kemi udhëtuar së fundmi jashtë Tiranës, drejt një oazi paqjeje, relaksi dhe ekperience gatimi që veçon në Agroturizmin Gjepali në Shijak, ku kemi takuar Chef Fundim Gjepalin, mik i Bordo. Gjatë një guidë përreth agroturizmit, Chef Fundimi na ka prezantuar me pjatat që i takojnë sezonit të vjeshtës.

Çfarë eventesh organizohen këtu dhe a ka kapacitet restoranti për ta përballuar?

Restoranti jonë ka kapacitet për 120 persona, sepse gjithmonë kam menduar që agroturizmi që të bësh diçka shumë të mirë nuk duhet shndërruar në një mensë, në diçka e modës së momentit, por diçka që me kalimin e kohës të bëhet akoma më i konsoliduar, akoma më i mirë, akoma më i frekuentuar dhe unë eventet jam inspiruar gjithmonë tek festat, dasmat, ditëlindjet që bëheshin tek rrjeshtat e hardhive, rrushi në shtëpitë e fshatit dhe duke iu inspiruar Jugut të Italisë, Toskanës. Atje prej vitesh janë në modë eventet jashtë dhe thashë pse të mos i bëjmë këtu. Duke filluar dhe eventet me shumë të huaj dhe ky ka qenë gjithmonë objektivi, të afrojmë dhe të huaj. Siç shkojnë në Toskana të martohen, të vijnë dhe në Shijak. Imagjino të huaj vijnë në Shijak, kemi plot, vitin që vjen kemi 5-6 të konfirmuar evente të vogla të huajsh perëndimor që nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë. Ëndrra ime kjo ka qenë të vijë dhe tregu ndërkombëtar, pavarësisht se jemi në një zonë shumë strategjike, Shijaku është një zonë afër Tiranës, afër Durrësit, afër autostradës, afër pikave industriale më të rëndësishme të Shqipërisë. Dhe duke pasur portin afër dhe duke ofruar një guzhinë autentike besoj që jemi vendi ideal për të bërë këtë gjë. Me kalimin e kohës do ta kthejmë në një oaz qetësie, për t’u frekuentuar nga fëmijët e vegjël, me kënde fëmijësh, çiftet e reja, ditëlindje, festat kush del në pension që të jetë një oaz ku festohet dashuria, festohet e bukura, të jetë diçka për t’u mbajtur mend. Tani kanë filluar kur udhëtoj më thonë sa vend i bukur, jam martuar, takimin e parë e kam bërë aty dhe më bëhet shumë qejfi sepse ky ka qenë objektivi. Kjo gjë nuk është bërë për t’u bërë i pasur, është bërë për t’u zhvilluar, unë jam brezi i 6-shtë që e kam trashëguar këtë gjë, besoj që kjo gjë do kalojë të trashëgohet në frymën e re, në pasardhësit e mij, që ta cojnë akoma më tej sesa ku e kam sjellë unë.