KreuKuzhine

2 receta me kungull për atmosferën e ngrohtë të vjeshtës!

Zbuloni ngjyrat portokalli dhe atmosferën e ngrohtë të vjeshtës me bazë kungullin e sezonit.  

Me formën e tij të butë dhe të plotë, kungulli i vjeshtës është një përbërës i cili i dhuron shije të gjitha pjatave. Ju m

und të përgatisni kungullin, ose pasi e keni zier ose pjekur më parë, por edhe duke e përfshirë menjëherë në çdo recetë, por koha e gatimit do të zgjasë pak më shumë. Ndaj, ju sugjerojmë ta përgatitni më parë dhe më pas pjatat do të jenë gati në pak minuta. Ashtu si çdo perime, edhe kungulli përshtatet me të gjitha llojet e recetave, qoftë në supa, pasta e deri te pjatat e ëmbla. Përveç shijes së butë, tuli si kadife, ka pak kalori duke dhuruar pjata të shëndetshme. Kungullin duhet ta gatuani në furrë, në tigan ose në ujë për të patur copa të buta, asnjëherë menjëherë pasi e keni prerë. Ka pak kalori, shumë ujë dhe përmban sasi të mëdha beta-karoteni. Është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me kalium, kalcium, magnez dhe fosfor, pa harruar vitaminat A, B dhe C. 

Mëngjes me vafle 

2 receta me kungull për atmosferën e ngrohtë të

Përbërësit:

300 g kungull, 2 lugë gjelle salcë soje, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 200 g miell, 2 vezë, 200 g dhallë, 200 ml qumësht, 1 qese maja, 1 lugë çaji kripë, arrëmyshk dhe gjalpë gjysmë i kripur 

Për shoqërimin:

4 vezë të ziera, 4 lugë gjelle rikota, fara të zeza, spinaq 

Përgatitja: 

Qëroni kungullin, hiqni farat dhe priteni në copa të mëdha. Vendosini copat në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje dhe lyejini ato me salcë soje dhe vaj ulliri. Piqeni në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta, derisa kungulli të jetë i butë dhe me ngjyrë kafe të artë. 

Nxirreni kungullin nga furra dhe merrni 300 gramë pure. Hidheni në një tas dhe bashkojeni me përbërësit e tjerë: fillimisht miellin dhe vezët, majanë dhe arrëmyshkun. Shtoni dhallë dhe qumësht, derisa të përftoni një brumë të butë. Lyeni me gjalpë pajisjen për vafla, hidhni brumin derisa të piqet dhe të marrin ngjyrë të artë.  

Shërbejini duke i vendosur mbi gjethe spinaqi, me rikota, 1 vezë të zier dhe spërkatni me fara susami, piper dhe vaj ulliri. 

 

Sanduiç me kungull dhe djathë çedar 

2 receta me kungull për atmosferën e ngrohtë të

Përbërësit:

500 g kungull, 50 g arra kaju, 150 ml ujë, 2 thelpinj hudhër, 3 lugë gjelle uthull molle, 50 ml verë të bardhë, 60 g miell, fara luledielli, vaj ulliri, 8 feta bukë sanduiçi dhe djathë çedar 

Përgatitja: Pastroni kungullin nga farat, priteni në copa dhe gatuajini në një tenxhere me ujë të valuar për 15 minuta. Kullojini dhe lëreni të ftohet pak. 

Hidhni në blender arrat kaju derisa të bëhen pluhur dhe pastaj shtoni miellin, hudhrën, uthullën, farat e lulediellit dhe verën. Përziejini dhe më pas shtoni tulin e kungullit, derisa të bëhen një masë e lëmuar. Transferoni përzierjen në një tenxhere dhe gatuajeni në zjarr mesatar, duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. Kriposeni dhe piperosni dhe kur përzierja të bëhet elastike, hiqeni nga zjarri.  

Përgatitni sanduiçët duke vendosur një shtresë të bollshme djathi çedar midis dy fetave të bukës, pastaj mbusheni me kremin e kungullit. Vendosini sanduiçin në tigan, spërkatni me pak vaj ulliri sipër dhe gatuajeni në zjarr mesatar për 2 minuta nga secila anë derisa të marrin ngjyrë të artë.