KreuKuzhine

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

Guaska me troftë dhe parmixhano  

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

 

Përbërësit:

Makarona guaska (konkiglioni), 200 g troftë, 200 g spinaq, 1 qepë e vogël, vaj ulliri, 2 lugë çaji qimnon, 180 g rikota, 70 g parmixhano, gjalpë. 

Për salcën:

250 ml salcë domatesh, 1 hudhër, 1 lugë rigon i thatë, 1/2 lugë piper i kuq, 1 lugë gjelle sheqer. 

Përgatitja:

Ziejeni fileton e troftës për 5 minuta dhe thërrmoni. Në një tigan, skuqni qepën, pastaj shtoni gjethet e spinaqit të grira trashë dhe vazhdoni zierjen për 5 minuta. Kriposini dhe piperosini, pastaj lërini të ftohen. Pasi të jetë ftohur, hiqini lëngun dhe përzieni me rikotën, gjysmën  parmixhanos dhe troftën, duke krijuar një masë brumi qofteje. 

Ziejini makaronat për 9 minuta në ujë të valuar me kripë, kullojini dhe lërini të ftohen. Duke përdorur një lugë të vogël, mbushni guaskat me masën e krijuar. 

Në një enë përzieni salcën e domates me qimnonin e mbetur, rigonin, specin e kuq, hudhrën e shtypur dhe sheqerin. Salcën vendoseni në një tavë pjekjeje të lyer me yndyrë dhe sipër saj vendosni guaskat. Spërkatini ato me djathin parmixhano të mbetur dhe piqeni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë Celsius, derisa guaskat të marrin ngjyrë kafe të bukur. 

 

 

Njoki à la romana 

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

Përbërësit:

1 litër qumësht, 250 g miell, 100 g gjalpë, 150 g djathë Mimolette, 2 të verdha vezësh, 1/4 lugë çaji kripë, 1/4 lugë çaji arrëmyshk dhe gjethe sherbelë. 

Përgatitja:

Ngrohni qumështin me gjethet e sherbelës të grira. Lëreni të ftohet dhe më pas vendoseni në zjarr ku do të shtoni miellin, gjysmën e gjalpit, gjysmën e djathit mimolette, të verdhat e vezëve, arrëmyshkun dhe kripën. Përziejini derisa të përftoni një brumë. Formoni brumin në dy copa me diametër 5 centimetra dhe vendosini në frigorifer për 2 orë. Priteni brumin në feta me trashësi 1 centimetra, tipike për njoki dhe vendosini në një tepsi të lyer me gjalpë. Spërkatini sipër me gjalpin e shkrirë, djathë Mimolette dhe disa gjethe sherbele. Piqeni në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta. 

 

 

Ravioli me proshutë dhe djathë të mykur 

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

Përbërësit:

Ravioli, 110 g djathë i mykur, 100 g krem, 50 ml qumësht, gjalpë dhe 200 g proshutë. 

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohni kremin me qumështin dhe gjysmën e djathit të mykur derisa të krijohet një salcë homogjene. Lyejeni tavën me gjalpë dhe vendosni sipër raviolin, mbulojeni me kremin e përgatitur dhe pastaj vendosni proshutën. Spërkatni me piper dhe përsëriteni derisa të mbarojnë të gjithë përbërësit. Në fund, shtesës së sipërme shtojini djathin e mykur që na ka mbetur dhe e vendosim të piqet në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius, derisa djathi të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrë të artë.