KreuKuzhine

Sekreti i Panetones, recetë e thjeshtë si ta përgatisni në shtëpi!

Panetone (panettone) është një nga ëmbëlsirat më të njohura tradicionale italiane dhe simbol i festave të Krishtlindjes. Me formën e saj karakteristike të rrumbullakët dhe shijen e pasur me fruta të thata, panetone ka një histori interesante që ndërthur traditën, kulturën dhe legjendat popullore.

Një recetë e thjeshtë nga Bordo!

Panettone me portokalle 

Përbërësit:

300 g miell, 10 vezë të plota, 250 g rrush të thatë, 200 g sheqer pluhur, 150 g gjalpë, 150 g portokall të sheqerosur, 100 ml ujë, 45 g mjaltë, 10 g kripë, 6 g maja birre, lëkura portokalli, 1 bishtajë vaniljeje dhe 1 lugë gjelle rum. 

Përgatitja: 

Tri ditë para, në një enë përzieni 45 g mjaltë, lëkurën e grirë të 2 portokajve, 1 bishtaje vaniljeje dhe 1 lugë gjelle rum. Lëreni përzierjen të mbuluar në temperaturë ambienti.  

Pas tri ditësh, nisni përgatitjen, duke zhytur fillimisht rrushin e thatë në ujë. Lëreni të zbutet për 2 orë, duke i ndërruar ujin, proces të cilin duhet ta përsëritni çdo 60 minuta. Më pas, shtrydhini dhe vendosini të thahen. 

Filloni me brumin: Tretni 3 g maja birre në 20 g ujë dhe përziejeni me një majë sheqeri dhe miell. Formoni një brumë të butë, mbulojeni me qese plastike dhe lëreni të fryhet për 24 orë, derisa vëllimi të dyfishohet. 

Transferoni brumin në mikser, shtoni 10 të verdha veze, 30 g ujë, sheqer dhe miell dhe punojeni brumin derisa të formohet një masë e lëmuar. Në fund, shtoni rrushin e tharë mirë dhe frutat e sheqerosura të prera në kubikë. Punojeni brumin për disa minuta në mënyrë që të përhapen përbërësit.  

Kalojeni në një enë dhe lëreni të fryhet për rreth 2 orë, derisa të rritet vëllimi. Brumin vendoseni në një formë për panettone dhe lërini të fryhet edhe për 5 orë.  

Vendoseni në pjesën e poshtme të furrës në temperature 170 gradë për 45 minuta dhe pas 30 minutave të para, uleni temperaturën dhe mbulojeni me letër alumini. Pasi të ketë marrë ngjyrë të artë, nxirrni nga furra, vendoseni me kokë poshtë për tri orë dhe kur të jetë ftohur, panettone-ja është gati.