
‘Tavolina’ është një koncept i ndërtuar rreth idesë së mikpritjes dhe përvojës intime.
E lindur nga një qasje thellësisht personale, ‘Tavolina’ reflekton mënyrën se si ideatorja e saj e kupton të ngrënit: si një moment që kërkon kohë, vëmendje dhe afërsi njerëzore. Frymëzimi vjen nga kuzhina e shtëpisë, pikërisht ajo hapësirë intime, ku tryeza mbledh njerëzit dhe bisedat rrjedhin natyrshëm. Ky kujtim është shndërruar në një projekt që zgjedh ngadalësinë dhe intimitetin përballë ritmit të shpejtë urban.



‘Tavolina’ funksionon si në shtëpi, por më mirë. Të ftuarit nuk gatuajnë, nuk shërbejnë dhe nuk merren me asgjë tjetër veçse të qenit bashkë. Një chef në dispozicion gatuan live, ndërsa shërbimi mbetet diskret dhe i kujdesshëm. Gjithçka zhvillohet në privatësi totale, pa ndërprerje dhe pa zhurmë të jashtme.



Tavolina hapet në katër forma por, dy forma janë më të dallueshme:
Pop-up chefs janë mbrëmje të kuruara, ku një chef i ftuar merr përkohësisht kuzhinën. Në këto raste, të ftuarit rezervojnë vendin e tyre në tavolinë, jo një menu. Chef-i udhëheq mbrëmjen përmes narrativës së tij personale, kujtime, teknika, shije dhe histori që ndërtojnë një përvojë të vetme dhe të papërsëritshme. Çdo pop-up është një kapitull më vete, ku gatimi bëhet rrëfim.
Eventet private funksionojnë ndryshe. Kur rezervon ‘Tavolinën’ për një grup të mbyllur, përvoja ndërtohet bashkë. Chef-i i ‘Tavolinës’ punon me ty për të zgjedhur menunë dhe pijet, duke i përshtatur sipas shijeve, rastit dhe sezonit. Nuk ka menu fikse! Çdo mbrëmje është e menduar posaçërisht për ata që ulen rreth tryezës.



Siç thoshte Virginia Woolf, “One cannot think well, love well, sleep well, if one has not dined well.” ‘Tavolina’ e merr këtë ide si pikënisje: një hapësirë ku të ngrënit është fillimi i lidhjes, jo fundi i saj.



‘Tavolina’ nuk është e hapur çdo ditë. Ajo ekziston vetëm për evente të kuruara dhe momente të zgjedhura, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe të qëllimshëm. Një vend për ata që kërkojnë më shumë se një vakt por, një përvojë që ndihet personale, e menduar dhe e ngadaltë. Tek ‘Tavolina’ nuk ka kliente por, mysafir.
IG: tavolina_bybufe
Tel: 069 44 57 118
