Kuzhina shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, dhe së fundmi, prestigjiozja BBC i ka kushtuar një reportazh të veçantë traditës sonë kulinare. Ky vëmendje ndërkombëtare shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar, duke e vendosur Shqipërinë në hartën botërore të gastronomisë.
BBC vë në qendër të reportazhit historinë e pasur të kuzhinës shqiptare – një mozaik unik mesdhetar, ballkanik dhe osman, e cila për dekada me radhë ka mbetur e pazbuluar nga turistët dhe bota. Reportazhi tregon transformimin e Shqipërisë nga vitet e izolimit dhe varfërisë, drejt rilindjes kulturore dhe kulinare që po përjetojmë sot.
"Shqipëria po i rikthehet rrënjëve të saj kulinare me ndihmën e gjysheve kuzhiniere, të cilat u mësojnë disa brezave si të gatuajnë receta të lashta. Kjo sepse vendi ballkanik ka pësuar jo një, por dy periudha “amneze kulinare” gjatë 80 viteve të fundit.
Së pari, nga viti 1946 deri në 1991, Shqipëria u drejtua nga komunistë të ashpër, të cilët praktikisht e izoluan vendin e vogël malor nga pjesa tjetër e botës. Gjatë kësaj periudhe, librat e gatimit u dogjën, importet u ndaluan, udhëtimet jashtë vendit u ndaluan, ushqimi u kolektivizua dhe mungesat ishin të përhapura.
Më pas, pas rënies së komunizmit në vitet 1990, 710,000 qytetarë – 20% e popullsisë – u larguan nga Shqipëria nga viti 1989 deri në 2001, në kërkim të punës në vende të tjera. Me kalimin e kohës, shumë prej këtyre emigrantëve harruan recetat e vendlindjes ndërsa u përshtatën me vende dhe kultura të reja. Midis mungesave të mëdha të ushqimit gjatë komunizmit dhe emigrimit të mëvonshëm, shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kishin harruar si të përgatisnin kuzhinën tradicionale shqiptare në fillim të shekullit të 21-të – përveç grave të një moshe të caktuar."
View this post on Instagram


