Në një kohë kur kuzhina po përjeton një rilindje të re dhe gatimi është shndërruar në një mënyrë për të shprehur identitetin dhe kulturën, libri i ri i gatimit “Shijet tona” nga Ilda Lumani vjen si një ftesë për t’u rikthyer tek rrënjët. Ky botim i shumëpritur mbledh receta autentike shqiptare, të shpjeguara me kujdes në shqip dhe anglisht.


Pak ditë pas promovimit të librit të saj të ri, autorja Ilda Lumani, drejtore e revistës “Bordo” dhe gazetare me eksperiencë 20-vjeçare, e ftuar në emisionin e pasdites "Rudina" me moderatore Rudina Magjistarin, foli se si nisi ideja e saj për të botuar një libër me receta autentike shqiptare.
Receta të tjera i publikoja në faqet e revistës Bordo, asnjëherë me emër, gjithmonë vetëm për kënaqësi, për t'i ndarë. Instagrami bëri punën e vet, vija re se sa herë që bëja ndonjë gatim dhe e hidhja në story, reagimi ishte i çuditshëm, vura re që pëlqeheshin. Elda, botuesja e shtëpisë botuese Mediaprint më tha: "Pse si mbledh? Pse si boton?". Kam bërë kështu sprova dhe nuk doja t'i jepja vëmendje, nuk doja të ngatërroja profesionet, jam duke bërë revistën, duke bërë televizion dhe në sytë e njerëzve do dukej shumë. Nuk u lodha për të krijuar një gjë nga hiçi, ishte rrjedhojë e shumë kohe që kaloja në kuzhinë dhe recetat që bëja vetë i shkruaja dhe më thonin t'i publikoja.
Pjata jote e preferuar në këtë libër cila është?
Kam shumë pjata, po them qumështorin, se është një recetë që unë kam vendosur dhe shijen time, prsh e bëjnë ose me miell gruri ose me mielll misri, unë bëj një kombinim: miell misri, gruri dhe niseshte dhe kjo është edhe në libër...
Nga Libera Resulaj


