Me formën e tij të butë dhe të plotë, kungulli i vjeshtës është një përbërës i cili i dhuron shije të gjitha pjatave. Ju mund të përgatisni kungullin, ose pasi e keni zier ose pjekur më parë, por edhe duke e përfshirë menjëherë në çdo recetë, por koha e gatimit do të zgjasë pak më shumë. Ndaj, ju sugjerojmë ta përgatitni më parë dhe më pas pjatat do të jenë gati në pak minuta. Ashtu si çdo perime, edhe kungulli përshtatet me të gjitha llojet e recetave, qoftë në supa, pasta e deri te pjatat e ëmbla. Përveç shijes së butë, tuli si kadife, ka pak kalori duke dhuruar pjata të shëndetshme. Kungullin duhet ta gatuani në furrë, në tigan ose në ujë për të patur copa të buta, asnjëherë menjëherë pasi e keni prerë. Ka pak kalori, shumë ujë dhe përmban sasi të mëdha beta-karoteni. Është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me kalium, kalcium, magnez dhe fosfor, pa harruar vitaminat A, B dhe C.
Rizoto e karamelizuar

Përbërësit:
300 g oriz, 1 kungull i qëruar dhe i prerë në copa, 2 lugë gjelle shurup panje, 70 g arra pekan, 100 g gjalpë, 1 lugë çaji me përzierje 5 erëzash, 1 gotë verë e bardhë, 1 litër lëng pule, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 qepë të njoma të grira imët, 6 lugë gjelle djathë parmixhano të grirë, 2 lugë gjelle maskarpone dhe kripë.
Përgatitja:
Piqni copat e kungullit në furrë për 15 minuta të lyera me shurupin e panjës. Lini mënjanë një të katërtën e kungullit për dekor dhe pjesën tjetër bëjeni një pure, të cilën duhet ta kriposni kur është e ngrohtë.
Skuqni arrat pekan në një tigan me gjalpë, pak kripë dhe përzierjen e erëzave, derisa të karamelizohen. Ndërkaq, ngrohni vajin dhe kaurdisni qepët e njoma derisa të bëhen transparente. Shtoni orizin dhe gatuajeni për 2 minuta, derisa të jenë transparente. Lagni orizin me verën e bardhë, pastaj lëngun e perimeve, duke e përzier. Kur orizi të jetë gatuar, shtoni djathin parmixhano, maskarponen dhe purenë e kungullit. Trazojeni duke krijuar një masë homogjene. Hidhni gjalpin e mbetur në kubikë te rizoto dhe përziejeni. Dekorojeni me copa kungulli, djathë parmixhano dhe arrat pekan.
Makarona me kungull

Përbërësi:
1 kungull i vogël, 200 g makarona pa vezë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 qepë, 2 thelpinj hudhër, 2 lugë çaji sherbelë të tharë, 400 ml lëng perimesh, 1 grusht borzilok i freskët, kripë, piper.
Përgatitja:
Qëroni kungullin dhe priteni në copa të vogla dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të vluar. Lëreni të gatuhet në zjarr mesatar për 10 minuta, derisa të zbutet. Kullojeni dhe hiqeni mënjanë.
Vendosni makaronat në një tenxhere tjetër dhe mbulojini me ujë të valë. Lërini të vlojnë, pastaj ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë për 10 minuta derisa të jenë al dente. Kullojini dhe mbajini të ngrohta.
Ngrohni vajin në një tigan, shtoni qepën e grirë imët dhe thelpinjtë e hudhrës së shtypur. Spërkateni me sherbelë dhe gatuajeni në zjarr mesatar për 2 minuta derisa qepa të fillojë të zbutet, pa u karamelizuar.
Vendosni qepën e gatuar, hudhrën dhe sherbelën në blender bashkë me kungullin. Shtoni lëngun e ngrohtë të perimeve dhe përziejini derisa të bëhet një salcë e lëmuar. Hidhni salcën mbi makarona dhe përziejini, duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe borzilok.
-
-
Misteri i testamentit të Pippo Baudos, çfarë ndodhi me paratë?
29 Nëntor, 10:24


