KreuKuzhine

Si të përgatisni rizoton italiane perfekte me asparg dhe proshutë!

Si të përgatisni rizoton italiane perfekte me asparg dhe

Nëse doni të shijoni pjata autentike italiane, asgjë më shumë sesa pastat dhe rizotot, identifikohen më këtë vend. Por, ka gjithmonë një sekret: produktet e duhura! Bordo ju sugjeron t’i gjeni në rrjetin e marketeve Conad, ku garantohet jo vetëm cilësia autentike e pastave dhe orizit, por edhe produkteve të tjera made in Italy që ofrohen, bashkë me të gjithë përbërësit që plotësojnë menunë tuaj familjare. 

Rizoto me asparg dhe proshutë

Përbërësit:

300 gr oriz, 300 gr asparg, 150 gr proshutë, 1 qepë mesatare,1.2 litër lëng perimesh, 30 gr gjalpë,

50 gr djathë parmixhano, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper

Përgatitja:

Lani aspargun dhe hiqini majat e forta. Ndajini në copa dhe lërini majat për zbukurim. Në një tigan skuqni fetat e pançetës derisa të bëhen krokante. Hiqini nga zjarri dhe thajini në letër kuzhine.

Në të njëjtin tigan, shtoni vajin e ullirit dhe skuqni qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Pastaj shtoni orizin dhe skuqeni lehtë. Shtoni copat e aspargut dhe filloni të shtoni lëngun e nxehtë pak nga pak, duke e përzier rregullisht derisa lëngu të përthithet. Kur orizi të jetë pothuajse i zier, shtoni majat e aspargut dhe gjalpin. Përziejini mirë, pastaj shtoni djathin parmixhano të grirë, kripën dhe piperin. Vendosni fetat e proshutës krokante sipër rizotos dhe shërbejeni të ngrohtë.