KreuKuzhine

Si të rrisni Kolagjenin natyral: 7 receta të shijshme që duhet të provoni!

Kryefjala e produkteve të bukurisë është kolagjeni, por ju atë mund ta gjeni lehtësisht përmes vakteve tuaja, duke ju shërbyer të kujdeseni për lëkurën dhe nyjet. Ndaj “Bordo” ka përzgjedhur disa receta të shijshme, të mbushura me kolagjen natyral ose përbërës që stimulojnë prodhimin e tij! Kolagjeni është një proteinë thelbësore për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, shëndetit të kyçeve, muskujve dhe kockave, një element i pranishëm natyrshëm në trupin tonë. Ai gjendet në disa ushqime të përditshme, i nxjerrë nga burime shtazore apo i stimuluar nga përbërësit me bazë bimore. Ushqimet e pasura me kolagjen vijnë nga pjesët xhelatinoze ose kërcore të kafshëve: lëngu i kockave të pulës, këmbët e viçit ose të derrit, lëkura e pulës, peshku, apo karkalecat. Bimët nuk kanë kolagjen, por agrumet dhe frutat e pasura me vitaminë C, perimet jeshile, manaferrat, farat, bishtajoret dhe arrat stimulojnë sintezën e prodhimit të tij në trup. Ndaj përfshirja e këtyre përbërësve në dietën tuaj do t'ju lejojë të furnizoheni me kolagjen, por edhe konsumoni një pjatë të shijshme!  


Bullion me kocka pule  


Përbërësit: 

Kockat e një pule, 2 litra ujë, 2 karota, 1 qepë, 2 kërcej selino, 2 thelpinj hudhre, trumzë, dafinë, majdanoz, 1 lugë uthull molle, kripë dhe piper  


Përgatitja: 

Vendosni kockat e trupit të pulës në një tenxhere të madhe. Shtoni karotat, qepën, selinonë dhe hudhrën të prera në copa bashkë me erëzat. Shtoni ujin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë për 2 deri në 3 orë, duke hequr çdo papastërti që del në sipërfaqe. Kur të jetë zier, kullojeni lëngun e mishit me një sitë për të ndarë kockat dhe perimet. Rregulloni për shije me kripë dhe piper, pastaj lëreni të ftohet para se ta ruani në kavanoza në frigorifer.  

Sallatë me patate të ëmbla dhe portokall  

Përbërësit: 

1 patate e ëmbël, 2 portokalle, rukola, 1 qepë e kuqe, 30 g lajthi, 20 g djathë feta, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë çaji kanellë, majdanoz, piper  

Për salcën: 

1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji mustardë  

Përgatitja: 

Ngroheni furrën paraprakisht në temperaturë 200 gradë Celsius. Lani dhe qëroni pataten e ëmbël. Priteni në kube dhe vendosini në një tas bashkë me mjaltin, lëngun e limonit, kanellën dhe piperin. Përziejini mirë të gjitha copat, duhet të jenë të mbuluara mirë.  

Qëroni dhe pritini qepën në feta. Shtroni në një tepsi letrën e furrës, vendosni sipër kubet e patateve tëëmbla dhe qepën e grirë. Piqeni afërsisht 45 minuta.  

Grijini lajthitë trashë dhe piqini në furrë për rreth 10 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Qëroni portokallet dhe pritini në feta. Vendosni rukolën, copat e portokallit, qepën dhe pataten e ëmbël të pjekur në pjatat e servirjes dhe spërkatini me lajthi dhe copa djathi.  




Supë me krem bizeleje me pesto arrash  

Përbërësit: 

1 kg bizele të freskëta të qëruara, 2 qepë të njoma, 1 tufë borzilok, 2 thelpinj hudhre, 50 g kokrra arre, 75 ml verë, 80 ml vaj ulliri, 25 g gjalpë, kripë dhe piper  

Përgatitja: 

Pritini imët qepët e njoma dhe kaurdisini në gjalpë për 2 minuta. Shtoni bizelet, mbulojini me ujë të mjaftueshëm dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.Kur të jetë zier, transferoni në një blender, shtoni kripë, piper dhe përziejini derisa të bëhet një masë homogjene.

Për peston piqni arrat për 2 minuta në një tigan. Borzilokun vendosini në një tas me hudhrën, arrat e  

thekura dhe vajin. Kriposini, piperosini dhe përziejini së bashku. Shërbeni supën dhe  

shtojini sipër nga një lugë pesto.  

Supë me perime dhe bukë të thekur me palcë kockash  

Përbërësit: 

4 kocka, 2 karota, 1 bukë fshati, 1 qepë, kube me koncentrat perimesh, piper i bluar dhe kripë.  


Përgatitja: 

Vendosni kockat në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe lërini të vlojnë. Kullojini  

dhe hiqini ujin. Në një tenxhere ziejeni 2 litra ujë me kubet e koncentratit të perimeve. Qëroni dhe grijeni imët qepën, qëroni karotat dhe pritini në kubikë. Vendosni kockat dhe perimet në lëngun e supës dhe gatuajini për 20 minuta.  

Ngroheni skarën e furrës në temperaturë 210 gradë Celsius. Me një mjet të mprehtë hiqni tulin nga kockat, vendosini në një enë që mund të futet në furrë dhe piqini në skarë për disa minuta. Pritini bukën në feta dhe vendoseni të theket. Pasi palca të jetë nxehur, hiqeni nga furra dhe spërkateni me salcë domatesh dhe piper të sapobluar.  

Shërbejeni supën me bukën e lyer me palcën e kockave.  

Këmbë viçi me perime dhe agrume  

Përbërësit: 

4 këmbë viçi, 2 domate, 2 karota, 1 qepë, 1 kërcell selino, 1 thelb hudhër, 1 portokall, 1 limon, 3 lugë gjelle miell, 150 ml verë të bardhë, 150 ml lëng mishi viçi, trumzë, vaj ulliri, kripë dhe piper.  

Përgatitja: 

Qëroni karotat dhe domatet, pastaj pritini në kubikë. Grini imët selinonë, qepën dhe hudhrën. Me një qëruese perimesh, hiqni lëkurën e karotave. Pastroni agrumet nga lëkura të cilën do ta përdorni për të aromatizuar gjellën.  

Lyejini copat e këmbëve të viçit me miell nga të gjitha anët dhe skuqini në gjalpë për 2 minuta në zjarr 

të ulët. Hiqini nga tenxherja dhe mbajini të ngrohta.  

Ngroheni furrën në temperaturë 180 gradë Celsius. Në një enë hidhni fillimisht qepën, kaurdiseni në vaj ulliri dhe më pas shtoni karotën, selinonë dhe hudhrën. Pasi të jenë skuqur shtoni lëkurën e agrumeve. Lërini të zbuten, kriposini dhe shuajini me verën e bardhë. Vazhdoni gatimin për 5 minuta, pastaj shtoni lëngun e mishit. Më pas shtoni në tenxhere mishin dhe trumzën. Mbulojeni me kapak dhe lëreni të piqeni për 40 minuta. Në fund, rregullojeni me erëza sipas dëshirës.  

Si të rrisni Kolagjenin natyral: 7 receta të shijshme që duhet

Salmon i pjekur me kore djathi  


Përbërësit: 

700 g fileto salmon, 100 g djathë Beaufort, 70 g fara pishe, 3 lugë bukë e thekur, 3 degëza estragoni, 1 tufë majdanoz, 1 tufë qepë të njoma, borzilok i freskët, 80 ml vaj ulliri, kripë dhe piper  


Përgatitja: 

Ngroheni paraprakisht furrën në temperaturë 200 gradë Celsius.  

Filloni duke grirë djathin, pastaj pritini trashë farat e pishës me thikë, grijini barishtet dhe qepët e njoma.Përzieni djathin në një tas me bukën e thekur, farat e pishës, gjysmën e erëzave, gjysmën e vajit të

ullirit, kripën dhe piperin.  

Më pas vendosni fileton e salmonit në një tepsi të shtruar me letër kuzhine. Lyejeni me vajin e ullirit të mbetur dhe kriposeni. Shpërndani sipër salmonit përzierjen e djathit me erëzat dhe më pas vendoseni 

në furrë për 15 minuta. Nxirreni salmonin nga furra, spërkatni sipër me erëzat e mbetura dhe shërbejen

të ngrohtë.  

Salcë xaxiki me alga  


Përbërësit: 

3 kastraveca, 4 degë menteje, 2 degëza kopre, 1 thelb hudhër, 250 ml salcë kosi, 30 g algash deti të thata, 2 lugë gjelle fara susami, 125 g fara luledielli, 80 ml lëng limoni, kripë dhe piper  


Përgatitja: 

Në një blender hidhni farat e lulediellit, lëngun e limonit, 100 ml ujë, hudhrën e qëruar dhe kripën. Përziejini derisa të bëhet një masë e lëmuar.  

Më pas qëroni kastravecat, pritini përgjysmë për së gjati, hiqni farat dhe pritini në rende. Spërkatini me  

kripë dhe lërini të kullojnë për 10 minuta në një kullesë për të hequr ujin e tepërt.  

Lani dhe grijini imët barishtet, qëroni dhe shtypni hudhrën dhe shtojini te algat. Më pas bashkojini me salcën e bardhë dhe rregullojini me piper. Vendosni kastravecat në një tas sallate, hidhni salcën, përziejini mirë dhe vendosini në frigorifer. Spërkateni me fara susami para se ta servirni.  

Si të rrisni Kolagjenin natyral: 7 receta të shijshme që duhet

Tags:

receta supe