KreuKuzhine

Troftë me mollë dhe boronica receta fanstastike për darkën e Krishtlindjes!

Sezoni i festave erdhi, e bashkë me të, nata e ndërrimit të viteve, ku ushqimet çdo herë na bashkojnë rreth tryezës më pranë se çdo ditë tjetër të vitit. BORDO sugjeron një recetë unike për darkën e Krishtlindjes ose të Vitit të Ri.

Troftë me mollë dhe boronica 

Përbërësit: 

4 trofta mesatare, 2 qepë të kuqe, 5 thelpinj hudhër, disa degëza trumzë, disa degëza rozmarine, 150 g bajame të shtypura, 1 limon, 4 mollë, 300 g boronica, 50 ml vaj ulliri.

Përgatitja: 

Ngroheni furrën paraprakisht në temperaturë 210 gradë Celsius. Ndërkohë, qëroni dhe grijini imët qepët dhe hudhrat, dhe hiqni gjethet e trumzës dhe rozmarinës nga kërcelli. 

Në një tigan me pak vaj ulliri, skuqni hudhrën dhe qepët bashkë me erëzat, pastaj në fund shtoni bajamet e grira. Pasi të jenë karamelizuar, hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen. 

Mbushni pjesën e brendshme të troftës me përzierjen dhe më pas vendosini në një tavë. Zjeni fetat e mollës të qëruara dhe të prera në katërsh për 10 minuta në ujë të bollshëm, duke shtuar edhe lëngun e një limoni. Shtoni te peshku që keni gati për furrë mollët, limonin e prerë në feta dhe boronicat. Spërkateni me vaj ulliri dhe vendoseni të piqet në furrën e parangrohur për 25 minuta.