Nëse doni të shijoni pjata autentike italiane, asgjë më shumë sesa pastat dhe rizotot, identifikohen më këtë vend. Por, ka gjithmonë një sekret: produktet e duhura! Bordo ju sugjeron t’i gjeni në rrjetin e marketeve Conad, ku garantohet jo vetëm cilësia autentike e pastave dhe orizit, por edhe produkteve të tjera made in Italy që ofrohen, bashkë me të gjithë përbërësit që plotësojnë menunë tuaj familjare.
Ne po ju sugjerojmë një nga pjatat më të famshme dhe të thjeshta për t'u përgatitur.
Pasta bolonjeze
Përbërësit:
400 gr mish të grirë, 1 qepë, 1 karotë, 1 kërcell selino, 2 thelpinj hudhër, 400 gr domate, 2 lugë gjelle pastë domatesh, 100 ml verë të kuqe, 1 lugë çaji sheqer, vaj ulliri, kripë, piper, rigon, parmixhano.
Përgatitja:
Vendosni në një tenxhere ujin, pak gripë dhe sapo të vlojë hidhni pastën. Lërini pastën të ziejnë al dente dhe më pas përgatitni salcën,
Grini imët qepën, karrotën dhe selinonë. Ngrohni pak vaj ulliri në një tigan, pastaj shtoni perimet dhe kaurdisini për 5 minuta derisa të zbuten. Shtoni mishin e grirë dhe skuqeni, duke e copëtuar mirë, derisa të marrë ngjyrë kafe. Kriposeni dhe piperoseni, shtoni hudhrën e grirë dhe kaurdiseni për 1 minutë. Shuajeni me verë të kuqe dhe lëreni në zjarr për 2 minuta. Shtoni pastën e domates dhe përziejini, pastaj shtoni domatet e shtypura, sheqerin dhe rigonin.
Mbulojeni deri në gjysmë të zjarrit dhe gatuajeni për 30 minuta në zjarr të ngadaltë. Rregulloni kripën, piperin dhe aciditetin sipas shijes tuaj. Shërbejeni të nxehtë me spageti al dente, pak djathë parmixhano të grirë dhe pak majdanoz.
