KreuKuzhine

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

Një pjatë e thjeshtë dhe e shijshme, makaronat e pjekura në furrë janë vakti perfekt për një sezon të ngjeshur si vjeshta, e sidomos kur të vegjlit kthehen nga shkolla. Butësia e tyre u pëlqen si fëmijëve edhe të rriturve, me aromat e djathit të shkrirë që mbushin kuzhinën pasi piqen.

Makarona me perime dhe djathë dhie 

Përbërësit:300 g makarona, 2 qepë të njoma, 1 brokoli, 2 kungulleshka, lakër jeshile, 200 g bizele, 120 g krem djathi, 150 g djathë dhie, piper, vaj ulliri, 1 tufë borzilok. 

Përgatitja:

Ziejini makaronat sipas udhëzimeve në paketim, pastaj kullojini. Në një enë tjetër ziejini brokolin dhe bizelet për 5 minuta, pastaj kullojini. Ngroheni furrën në 210°C/gaz mark 7. Skuqni qepën me vaj ulliri në një tavë, më pas shtoni kungulleshkat, lakrën e grirë, brokolin, bizelet dhe gjysmën e borzilokut. Kriposini dhe piperosini dhe përziejini për 2 minuta në zjarr të lartë. Më pas shtoni makaronat e ziera dhe kremin e djathit. Përziejini dhe më pas shtoni sipër djathin e dhisë në copa. Vendoseni në furrë për 30 minuta.

 

 

 

Pena me mocarela dhe proshutë 

Përbërësit:

250 g makarona pene, vaj ulliri, 1 thelb hudhër, 125 g spinaq, 250 g mocarela, 50 g gjalpë, 

50 g miell, 700 ml qumësht, 6 feta proshutë dhe kripë. 

Përgatitja:

Ziejini makaronat në një tenxhere të madhe me ujë të valuar me kripë, 2 minuta më pak se koha e treguar në paketim. Kullojini, vendosini në një tas me 1 lugë gjelle vaj ulliri, përziejini dhe mbulojeni. 

Qëroni hudhrën dhe skuqeni në një tigan me pak vaj ulliri. Shtoni spinaqin dhe kaurdiseni për 5 minuta që të zbutet. Hidhni spinaqin mbi makarona, shtoni djathin mocarela të grirë në copa të vogla dhe përziejini. Në një tenxhere, shkrini gjalpin. Hiqeni nga zjarri, shtoni miellin dhe përziejini shpejt. Kthejeni në zjarr të ulët dhe gatuajeni për 2 minuta e më pas shtoni pak qumësht, duke e përzier me rrahëse që të mos krijohen kokrriza derisa të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe bashkojeni me makaronat duke i përzier që të lidhen. Në një enë pjekjeje të lyer me vaj hidhni makaronat dhe sipër vendosni fetat e proshutës. Lëreni të piqen për 30 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius

 

 

 

Ravioli me proshutë dhe djathë të mykur 

Përbërësit:

Ravioli, 110 g djathë i mykur, 100 g krem, 50 ml qumësht, gjalpë dhe 200 g proshutë. 

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohni kremin me qumështin dhe gjysmën e djathit të mykur derisa të krijohet një salcë homogjene. Lyejeni tavën me gjalpë dhe vendosni sipër raviolin, mbulojeni me kremin e përgatitur dhe pastaj vendosni proshutën. Spërkatni me piper dhe përsëriteni derisa të mbarojnë të gjithë përbërësit. Në fund, shtesës së sipërme shtojini djathin e mykur që na ka mbetur dhe e vendosim të piqet në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius, derisa djathi të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrë të artë.