Panna Cotta me mandarinë
Përbërësit:
400 ml krem qumështi, 50 g sheqer, 1 lugë çaji vanilje, 1 mandarine, 3 fletë xhelatine, lëng mandarine.
Përgatitja:
Zieni kremin e qumështit me sheqerin, vaniljen dhe lëkurë mandarine në temperaturë mesatare. Mos e lini të vlojë fort. Zbutni fletët e xhelatinës në ujë të ftohtë për 5 minuta dhe shtojini te kremi i ngrohtë, duke e përzier mirë. Hidheni masën në forma dhe lëreni në frigorifer 2-3 orë. Para se të shërbehet, hidhni pak lëng mandarine dhe lëkurë për aromë.

Eskallop me salcë argumesh
Përbërësit:
200 g eskallop viçi, 200 g bukë të thërrmuar, 1 limon, 1 portokall, 1 lime, piper, 50 g miell, 2 vezë, 15 g mustardë dhe një kavanoz majonezë.
Përgatitja:
Shtypni eskallopin e viçit me një çekiç për ta sheshuar dhe për të marrë një trashësi të njëtrajtshme. Kriposni eskallopin, piperoseni dhe grijini pak lëkurë limoni.
Pastaj lyejeni eskallopin me miell, kalojeni te vezët e rrahura dhe mbulojeni në të gjitha anët me thërrime buke, duke i dhënë një teksturë krokante.
Ngrohni vajin në një tigan dhe pasi të jetë nxehur vendosni eskallopin në zjarr mesatar për 5 minuta nga secila anë. Hiqeni nga tigani dhe lyejeni në të dyja anët me gjalpë. Përfundoni gatimin duke e vendosur në furrë për 5 minuta në 180°C.
Merrni portokallin, limonin dhe lime-n dhe mbështillini secilin me letër alumini. Ngroheni furrën në temperaturë 200°C dhe vendosni agrumet në një tepsi pjekjeje. Lërini të gatuhen për një orë derisa të jenë sheqerosur mirë dhe lëkura të tregojë shenja djegieje. Nxirrni agrumet nga furra dhe me një lugë përzieni tulin dhe lëkurën, derisa të përftoni një pastë të trashë dhe të lëmuar. Nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë ose lëng limoni për një konsistencë më të butë. Merrni majonezën e gatshme dhe përzieni masën e saj me salcën e agrumeve. Vendoseni në frigorifer që të përthithen shijet dhe më pas shoqëroni eskallopin me salcën e agrumeve.

Pulë e pjekur me limon dhe patate
Përbërësit:
1 pulë e plotë, lëkura e grirë dhe lëngu i 3 limonëve dhe 1 limon i plotë, 1 tufë trumzë, 1/2 filxhan vaj ulliri, 1 kg patate, 2 presh, vetëm pjesa e bardhë, 8 thelpinj hudhre, 250 ml lëng mishi pule, 2 tufa brokoli.
Përgatitja:
Ngroheni paraprakisht furrën në temperaturë 220°C. Thajeni pulën me një letër dhe spërkateni me erëza brenda dhe jashtë. Fërkoni lëkurën e pulës me lëngun e gjysmës së një limoni, pastaj futni trumzën brenda pulës dhe lidhni këmbët me spango gatimi.
Ngrohni vajin në një tigan pjekjeje dhe shtoni patatet, preshin, hudhrën e shtypur dhe gatuajini duke i përzier për 10 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni sipër lëngun e mishit, lëngun e limonit, brokolin dhe gjysmën e limonit të prerë. Vendosni pulën sipër patateve dhe piqeni në furrë për 1 orë derisa të marrë ngjyrë të artë. Hiqeni nga furra dhe spërkateni sipër me lëkurë limoni për ta aromatizuar.

-
Interior, 8 trende për 2026-n!
24 Janar, 11:30 -
3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!
24 Janar, 10:59


