KreuBusull

3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!

Indiferentët

Autori: Alberto Moravia - 1400 lekë 

Romani "Indiferentët" është një pasqyrë therëse e shoqërisë borgjeze në krizë. Në këtë vepër të parë, Alberto Moravia na prezanton me një botë ku emocionet janë të plogëta dhe morali e ka humbur kuptimin. Përmes historisë së familjes Ardengo, Mariagracias, Karlës, Mikeles dhe Leos, Moravia eksploron boshllëkun shpirtëror, hipokrizinë dhe indiferencën e klasës së mesme italiane të viteve 1930. Një vepër e fuqishme dhe e drejtpërdrejtë që ende vazhdon të sfidojë lexuesin me pyetje për ndërgjegjen, zgjedhjet dhe qëllimet e jetës. 

3 libra që duhet t'i lexoni patjetër këtë fillim viti!

 

 

 

Gruaja e lirë 

Autori: Helena Kadare - Çmimi: 1200 lekë  

Me “Gruaja e lirë”, Helena Kadare na dhuron një vepër të brishtë dhe të thellë, ku çdo tregim është si një pasqyrë e shpirtit njerëzor — plot kujtime, ndjenja dhe reflektime për dashurinë, kohën dhe lirinë. Në rrëfimet e saj të qeta, por të mbushura me dritë të brendshme, ndihen gjurmët e një jete të përjetuar me ndjeshmëri dhe mençuri. “Gruaja e lirë” është më shumë se një figurë letrare; është një zë që flet për dinjitetin, për forcën e butë të gruas dhe për artin e të jetuarit me shpirt të kthjellët, duke na kujtuar se liria e vërtetë lind në brendësi. 

 

 

 

Koka mbi katror

Autori: Zija Çela - Çmimi: 1500 lekë 

Kur Leonardo Da Vinçi deshi të jepte masat ideale të trupit njerëzor, në skicën e tij të famshme ai iu referua katrorit, duke përkufizuar unin dhe individualen. Por nuk e la me aq, e përfshiu në fushën e rrethit.  Simbolikat e dy figurave gjeometrike janë të njohura. Sipas meje, i shoh si dyer për t’u hapur, dalje që individin e çojnë te Tjetri. E kam pasur zakon gjatë jetës, ta ngre kokën përmbi katrorin e letrave të mia dhe ta kthej vëmendjen nga kolegët, disa të pranishëm në këtë koncert letrar me partiturat e tyre.