KreuBusull

‘E hëna blu’, sot është dita më e trishtuar e vitit!

 “E hëna blu” zakonisht i referohet e hëna e tretë e janarit, dhe në vitin 2026 kjo bie në 19 janar 2026.

E quajtur “E hëna blu”, ajo mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. 

Si e konceptojnë organizatat e shëndetit mendor ‘te hënën blu’?

‘Mind’, një organizat e njohur e shëndetit mendor, për vite me radhë ka shperndarë mitin rreth të Hënës Blu. Ajo thotë se depresioni është një gjendje serioze e cila mund të prekë njerëzit në çdo ditë.

Shefi i Informacionit i ‘Mind’ Stephen Buckley ka thënë më parë e Hëna Blu kontribuon në “keqkuptime të dëmshme” në lidhje me depresionin dhe “banalizon një sëmundje që mund të jetë kërcënuese për jetën”. Ai tha:

“Nuk ka asnjë provë të besueshme që sugjeron që një ditë në veçanti mund të rrisë rrezikun që njerëzit të ndihen të depresionuar.”

“Ka sigurisht disa gjëra që mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen të dëshpëruar në këtë kohë të vitit, të tilla si tensionet financiare pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, moti i keq dhe orët e shkurtra të dritës. Sidoqoftë, depresioni nuk është vetëm një ngjarje njëditore. ”