KreuBusull

Nuk do të ketë iPhone 18 këtë vjeshtë? Ja çfarë po planifikon Apple

Nuk do të ketë iPhone 18 këtë vjeshtë? Ja

Për vite me radhë, Apple ka lansuar çdo vit modelet e reja të iPhone në muajin shtator, duke ndjekur një cikël të rregullt që përdoruesit tashmë e njohin mirë. Por raportet e fundit sugjerojnë se kompania mund të ndryshojë këtë model duke filluar nga viti 2026.

Analisti i njohur Ming-Chi Kuo raporton se Apple mund të ndajë lançimin e iPhone-ve në dy cikle të veçanta. Sipas këtyre parashikimeve, modelin bazë iPhone 18 mund ta shohim vetëm në pranverën e vitit 2027. Ndërkohë, në vjeshtën e vitit 2026 do të dalin vetëm modelet iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe iPhone i parë me ekran të palosshëm, si dhe iPhone Air 2.

Kjo strategji mund të lidhet me konkurrencën e fortë nga Android, por edhe me lansimin e foldable iPhone, që kërkon një periudhë të veçantë marketingu. Duke ndarë lançimet, Apple synon të shmangë konkurrencën brenda linjës së saj dhe të rrisë fokusin tek modelet premium.

Parashikimi i ciklit të ardhshëm të iPhone-ve sipas raporteve:

Pranverë 2026: iPhone 17e
Vjeshtë 2026: iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max, Foldable iPhone, iPhone Air 2
Pranverë 2027: iPhone 18, iPhone 18e
Vjeshtë 2027: iPhone 19 Pro, iPhone 19 Pro Max, Foldable iPhone 2, iPhone Air 3 (me ekran më të madh)

Nëse këto raporte rezultojnë të sakta, përdoruesit do të duhet të presin më shumë se një vit për të përditësuar modelin bazë të iPhone-it, ndërkohë që Apple do të vazhdojë të përqendrohet tek modelet Pro dhe të palosshme.