KreuKuzhine

Ravioli të freskët me djathë: Recetë italiane hap pas hapi

Ravioli të freskët me djathë: Recetë italiane hap pas hapi

Nëse doni të shijoni pjata autentike italiane, asgjë më shumë sesa pastat dhe rizotot, identifikohen më këtë vend. Por, ka gjithmonë një sekret: produktet e duhura! Bordo ju sugjeron t’i gjeni në rrjetin e marketeve Conad, ku garantohet jo vetëm cilësia autentike e pastave dhe orizit, por edhe produkteve të tjera made in Italy që ofrohen, bashkë me të gjithë përbërësit që plotësojnë menunë tuaj familjare. 

Ravioli me djathë

Përbërësit:

180 gr miell, 2 vezë, 1 lugë gjelle qumësht, 1 majë kripë, vaj ulliri, 100 gr rikota, 20 gr parmixhano,

5 gjethe borziloku, 200 ml krem ​​i freskët, 50 gr djathë parmixhano i grirë, kripë dhe piper.

Përgatitja:

Filloni me brumin e raviolit duke përzier miellin, vezët, qumështin, vajin dhe kripën, derisa të krijohet një masë jo shumë e fortë. Lëreni brumin të pushojë për një orë në temperaturën e dhomës.

Hapni brumin dhe formoni drejtkëndësh, pastaj me anë të një gotë, prisni rrathë brumi. Në një tas përzieni rikotën, parmixhanon, borzilokun e grirë dhe kripën. Me këtë masë mbushni njërën anë të brumit dhe mbulojeni me gjysmën tjetër. Lagni skajet e rrethit dhe me një pirun mbyllini ato. Kur të keni mbaruar përgatitjen, vendosni raviolit në ujë të valuar për 6 minuta.

Ndërkohë, përgatitni salcën: në një tigan përzieni kremin dhe djathin parmixhano të grirë. Ngroheni ngadalë dhe shtoni kripë dhe piper. Salcë hidheni te raviolit të cilat mund t’i shërbeni me gjethe borziloku dhe djathë parmixhano.

Ju bëftë mirë!